GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Java e fundit në La liga/ Atletico humbet në shtesë vendin e 2-të. Benzema e mbyll me gol

21:04 - 04/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Java e fundit në La liga/ Atletico humbet në shtesë vendin e 2-të. Benzema e mbyll me gol
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid dhe Atletico Madrid i kanë mbyllur me barazime ndeshjet e fundit të luajtura kundër Bilbaos dhe Vilareal.

Reali priste në shtëpi Bilbaon ndaj dhe rezultati 1-1 duket zhgënjyes. Në minutën e 10-të, Vesga i Bilbaos dështoi nga penalltia, duke shpërdoruar kështu një mundësi të artë për skuadrën e tij.

Gjithsesi në minutën e 49-të, Sancet realizoi për Bilboan, duke kaluar në avantazh. Por për madrilenët mendoi Benzema, që nga pika e bardhë nuk gaboi dhe në minutën e 72-të u vendos barazpesha.

Kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit në La Liga, ku Reali pozicionohet në vend të dytë me 78 pikë, ndërsa Bilbao në të 8-tin me 51 të tilla.

Në ndeshjen tjetër, Atletico Madridi siguroi një pikë nga Vilareali.

Atletico barazoi me rezultatin 2:2 me Villarealin në ndeshjen e fundit të sezonit. Jackson në minutën e 9-të shënoi për vendasit.

Megjithatë Atletico këndellet dhe ka realizuar dy gola përmes futbollistëve Correa (18′ e 56-të) dhe të dy herët ka asistuar Griezmann.

Në minutën e 90+3, Pascual ka barazuar rezultatin 2:2.

Atletico përfundon në vend të tretë me 77 pikë, duke mos përfituar nga barazimi i Real për tu renditur i 2-ti në La Liga. Villareali e mbyll sezonin në të pestin me 64 pikë.

Osasuna siguron pjesëmarrjen në Conference League në javën e fundit të La Ligas. Skuadra navarre fitoi 2-1 përballë Gironës, duke mbajtur përfundimisht pas në renditje Bilbaon.

Budimir me dygolëshin e tij rezultoi heroi i Osasunës, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Reinier në pjesën e dytë.

Në sfidat e tjera, Sevija u mposht 2-1 nga Sosiedadi, teksa Majorka e Vedat Muriqit mposhti 3-0 Rajo Vajokanon e Ivan Balliut.

Etiketa: atleticobilbaola ligaRealvilareal

Lajme të lidhura

“Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid
Sport

“Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid

15:34 - 14/04/26
“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin
Sport

“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin

14:15 - 14/04/26
Bayerni shënon dy herë shumë shpejt, Liverpool përmbys avantazhin e Frankfurt
Sport

Barcelona lufton për përmbysje ndaj Atleticos, Liverpool kërkon mrekullinë përballë kampionëve në fuqi

08:45 - 14/04/26
Para
“Tirana ka qenë më e privilegjuar se ne. Të mos bëjnë viktimën”/ Ish-legjenda e Dinamos rikthen polemikat

"Tirana ka qenë më e privilegjuar se ne. Të mos bëjnë viktimën"/ Ish-legjenda e Dinamos rikthen polemikat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmendet babai i Arbër Hajdarit, nuk i plas se ku do rrinë banorët qe iu dogjën banesat nga faji i shtetit
Breaking Views

Çmendet babai i Arbër Hajdarit, nuk i plas se ku do rrinë banorët qe iu dogjën banesat nga faji i shtetit

22:37 - 14/04/26

Ku do të strehohen banorët që humbën shtëpitë nga zjarri në pallatin e bërë shkrumb? "Jemi shqiptarë, kemi halla, daja,...

Lexo më shumë
“Pallati u ndërtua jashtë çdo kondicioni nga klienti i Ramës”, Berisha: Digjet sikur të ishte kasolle

“Pallati u ndërtua jashtë çdo kondicioni nga klienti i Ramës”, Berisha: Digjet sikur të ishte kasolle

21:58 - 14/04/26
Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”

21:06 - 14/04/26
Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës

Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës

20:57 - 14/04/26
Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave

Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave

19:55 - 14/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com