Mëngjesin e sotëm në provincën e Kozencës, në Itali dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian, forcate Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Catanzaro ekzekutuan masat e sigurisë ndaj 25 personave.
Personat e vënë në pranga akuzohen për krijimin e grupit kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.
Operacioni është ndërmarrë pas hetimeve në bashkëpunim mes autoriteteve gjermane, e belge, si dhe me ndihmën e Europol, e padyshim italianët kanë pasur një rol të rëndësishëm, duke qenë se shumica e arrestimeve janë kryer në shtetin fqinj.
Personave të arrestuar, një pjesë e të cilëve shqiptarë, iu është sekuestruar një pasuri me vlerë 3.8 milionë euro.
Detajet do të bëhen të ditura gjatë konferencës për shtyp e cila do të zhvillohet në orën 10.30 të mëngjesit të sotëm, 5 qershor 2023, në Catanzaro, Piazza Stoço, në ambientet e reja të Prokurorisë Publike – Drejtoria e Qarkut Antimafia.
Mësohet se ndër se ndër 25 urdhër-arrestet e lëshuara me urdhër të Prokurorisë Italiane, shumica janë shqiptarë me banim në Belgjikë, e mes tyre rezulton se është dhe emri shqiptarit Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim prej vitit 2008.
Emri i tij është përfshirë dhe në fazën e parë të këtij operacioni ekzekutuar më 2015-n.
Në dy vite investigim antimafia italiane zbardhi së ishte trafikuar rreth 3 tonë drogë, kokainë e heroinë e cilësisë mjaft të pastër, në vlerë mbi 45 milionë euro.
Nga operacioni “Gentleman” u sekuestruan gjithashtu 10 armë automatike e modelit kallashnikovë, 2 mitralozë “Scorpion”, 9 pistoleta “Parabellum”.
Po ashtu u ekzekutua masa ndalimi ndaj 33 persona mes të cilëve shqiptarët:
Gazmend Alliu, 37 vjeç;
Ledio Hajdini, 24 vjeç;
Dilaver Hajdini, 33 vjeç;
Zigur Hametaj, 27 vjeç;
Zamir Oruçi, 36 vjec;
Klodja Paza 36 vjeç;
Fisnik Smajlaj, 41 vjeç;
Ilir Ulqinaku 39 vjeç;
Arben Zela, 32 vjeç.
Discussion about this post