GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tirana pa ujë të pijshëm, Veliaj hedh 525 mln lekë për 5 studiues që do të “dixhitalizojnë” ujësjellësin

15:57 - 05/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Theksojmë se edhe KLSH, në raportin e muajit mars 2023, ka konstatuar se ka abuzim në tenderat e dixhitalizmit dhe teknologjisë informative në Ujësjellësin e Tiranës (UKT).

Theksojmë se edhe KLSH, në raportin e muajit mars 2023, ka konstatuar se ka abuzim në tenderat e dixhitalizmit dhe teknologjisë informative në Ujësjellësin e Tiranës (UKT).

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana vazhdon të vuajë mungesën e  ujit të pijshëm, pavarësisht premtimeve për furnizimin 24/24 të Erion Veliajt sa herë ka zgjedhje. Dhe ky problem është i dukshëm që do të zgjasë akoma, përderisa Bashkia i shpenzon fondet për projekte “dixhitalizimi”, kur tubat janë kalbur. Këtë herë Veliaj do të japë 525 milionë lekë vetëm për një studim. Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Studim projektim e previntivim për: “Projektimin e sistemit të centralizuar të Ujësjellës Kanalizime Tiranë për mbledhjen dhe shfaqjen e të dhënave, sistemin e teknologjisë së kontrollit” (sistemet SCADA)”.

Çfarë është SCADA?

Duke qenë se njoftuesi i tenderit e ka lënë të pasqaruar, Gijotina.com iu referua Maqedonisë së Veriut që i ka vendosur këto sisteme.

Sistemi SCADA shërben për të futur matjen e të gjitha sasive të ujit të marra nga përdoruesit e ujit.

Karakteristikat themelore të sistemit SCADA janë:

– Kontrolli automatik i shpërndarjes së ujit në bazë të rrjedhave të paracaktuara dhe sasive në varësi të sasisë së disponueshme të ujit

– Sinjalizimet dhe alarmet për ndërprerje të ndryshme të sistemit

– Vizualizimi i sistemit dhe ndjekja e tij e plotë nga një vend

– Inҫizimi i tё dhёnave në bazat e të dhënave dhe përpunimi i tyre

– Fluksi i shpejtë i informacionit

– Video mbikëqyrje për stacionet matëse

– Sisteme fotovoltaike për matjen e stacioneve të kontrollit

Gijotina.com u interesua dhe konstatoi se këto sisteme projektohen dhe instalohen nga vetë prodhuesit e tyre. Po ashtu, ky sistem nuk ka kuptim të zbatohet në Ujësjellësin e Tiranës, ku nuk ka ujë të mjaftueshëm 24 orë në 24 në tubacione.

 

Duhet të theksojmë se tenderi po bëhet vetëm për të financuar studimin e këtij projektit.

Ndërkohë, për të implementuar projektin do të jetë ndonjë në një tjetër fond.

Për këtë shumë të majme kanë marrë pjesë në garë 7 firma, të  gjitha janë skualifikuar nga gara me justifikime nga më të ndryshmet dhe fitorja iu falë bashkimit të operatorëve  “B.Ë Ëaterëorks & LORENCO & CO & ARKIMADE”.

Bonusi për favorizimin sigurisht i shkon stafit të Lali Erit. Kështu, gjysmë miliard lekë iu merren qytetarëve nga tarifat e paguara për ujin, vetëm për një studim, që duhet ta bëjnë ara qindra specialistë që mban në listëpagesa Ujësjellësi.

 

5 studiues

Ndërsa më tutje në dokumente vëmë re se këto 525 milionë lekë do të ndahen për 5 studiues! Konkretisht, në dokumente thuhet se UKT po kërkon 1 Inxhinier hidroteknik,  1 Inxhinier elektrik, 1  Teknik gjeodet dhe 2  Inxhinier të fushës IT, të cilat do merren vetëm më studimin e këtij plani dhe hartimin e tij. Nuk paska 5 inxhinierë ujësjellësi?! Turp të shtohen kostot e ujësjellësit me të tilla vjedhje! Lali Eri, prej të cilit varet drejtori i ujësjellësit, duhet të japë një ditë llogari për këto vjedhje.

Theksojmë se edhe KLSH, në raportin e muajit mars 2023, ka konstatuar se ka abuzim në tenderat e dixhitalizmit dhe teknologjisë informative në Ujësjellësin e Tiranës (UKT).

“Parregullsi në hartimin e specifikimeve teknike, dokumentimin e fondit limit, argumentimin e kritereve të veçanta si dhe dokumentimin e raporteve periodike të mirëmbajtjes. Nga auditimi mbi procedurat e prokurimit zhvilluar në drejtim të teknologjisë së informacionit për pajisje kompjuterike, licenca dhe mirëmbajtje, u konstatua se:

– Specifikimet teknike që janë bërë pjesë e dokumenteve të tenderit, nuk janë hartuar nga grupet e ngritura për këtë qëllim dhe në përputhje me dispozitat ligjore si dhe urdhrat e

brendshëm.

– Metoda e përdorur për përllogaritjen e fondit limit, bazuar në çmimet e tregut nuk është dokumentuar dhe argumentuar plotësisht në përputhje në përcaktimet e dispozitave ligjore”, nënvizohet në raportin e KLSH për këtë institucion.

Nëse do të paguhen me paga të barabarta, i bie që secili prej tyre do të paguhet të paktën 100 milionë lekë për 1 vit punë. Çfarë janë këta, punonjës të Bill Gates?! Gjithsesi, është e qartë që janë në profesione që kualifikimi i stafit të ndërmarrjes i mbulon fare mirë.

Theksojmë se Erjon Veliaj ka mashtruar popullin e kryeqytetit dhe ERRU (Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë

dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura), kur e dyfishoi çmimin e ujit me premtimin se paratë i duheshin për realizimin e furnizimit të kryeqytetit me ujë të pijshëm 24 orë! Deri tani janë bërë vjedhje e parave nga tarifat e banorëve për projekte të tilla fantazmë!

Lexo edhe: Parashikohen “heronj” të rinj, Veliaj i jep Eral Myftarajt parcelën e re tek Varrezat e Dëshmorëve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBashkia Tiranestudiuestenderujesjellesi

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
VIDEO/ Aksidenti në Prrenjas, njëri prej të plagosurve transportohet me helikoper në Tiranë

VIDEO/ Aksidenti në Prrenjas, njëri prej të plagosurve transportohet me helikoper në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com