GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ja vlerat unike të petaleve të trëndafilit

17:16 - 05/06/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja vlerat unike të petaleve të trëndafilit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trëndafilat janë sinonim i bukurisë dhe dashurisë e si të tilla është logjike që ato ofrojnë vlera dhe përfitime fantastike për njeriun. Në fakt, është e vërtetë se kjo lule ikonë bën mrekulli për lëkurën.

Një nga përdorimet më të hershme të trëndafilit është regjistruar në qytetërimet e Romës së lashtë, ku njerëzit asokohe bënin banjë me petale trëndafili. Ata e vlerësonin shumë këtë lule të bukur, madje me të dekoronin sallat e banketeve.

Uji i trëndafilit është përdorur në kozmetikë, mjekësi dhe në trajtimet terapeutike për shekuj me rradhë. Vaji esencial i trëndafilit ka vlera të forta kundër baktereve, mykut dhe virozave, gjë që e bën atë ideal për trajtimin e një sërë problemesh në lëkurë si nxirjet, të djegurat e të tjerë.

Për më tepër, ky vaj është përdorur për të shëruar fytin, kollën dhe ulur temperaturën. Uji i trëndafilit është shumë popullor në aspektin shëndetësor dhe kozmetik.

Industria e kozmetikës në ditët e sotme e përdor gjërësisht ujin e trëndafilit dhe vajin esencial dhe jo thjesht për t’i dhënë aromë të mirë produkteve. Kjo lule aromatike është bujare sepse rinon dhe ushqen lëkurën duke e bërë atë të butë si mëndafsh.

AgroWeb ju sjell vlerat fantastike të trëndafilit

  1. Kundër baktereve: Vaji esencial i trëndafilit lufton bakteret në mënyrë natyrale. Ai ndihmon për të trajtuar aknet dhe lëkurën që ka tendencën për të patur akne. Për më tepër, ky vaj është një përbërës ideal për larësit dhe pastruesit e fytyrës.
  2. Kundër inflamacionit: Mos e përçmoni ngjyrën e kuqe të thellë të trëndafilit. Vaji i kësaj luleje me ngjyrë të bukur ndihmon për të trajtuar shenjat dhe ngjyrimet e pakëndshme të lëkurës. Vaji ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër acarimeve apo problemeve si ato të ekzemës.

Ju mund të përgatisni një maskë fytyre me efekt qetësues duke përdorur petalet e trëndafilit. Merrni tetë petale dhe zhytini në 3 ose 4 lugë gjelle me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, shtoni 3 lugë gjelle me mjaltë. Përzijeni mirë dhe lyeni fytyrën me këtë masë fantastike. Mbajeni maskën për 15-30 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.

  1. E pasur me antioksidantë: Trëndafili përmban sasi të mëdha të vitaminës C që në vetvete është një antioksidant i fuqishëm. Kjo vitaminë e rëndësishme ju ndihmon të kuroni dëmet e shkaktuara tek qelizat e lëkurës, si për shembull nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell.

Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për përdorim. Disa studime kanë treguar që uji i trëndafilit ndihmon në parandalimin e djegies nga dielli.

  1. Zbut dhe ushqen lëkurën: Vajrat natyrale që gjenden tek trëndafili ndihmojnë lëkurën që të jetë e ushqyer dhe e zbutur, rrjedhimisht e butë. Trëndafili është plot vlera për ata që kanë një lëkurë të ndjeshme, sepse sheqernat tek petalet krijojnë një ndjesi të këndshme qetësimi tek lëkura.
  2. Aromë natyrale: Shumë produkte organike bukurie e përdorin trëndafilin për aromën e tij delikate në vend të fragrancave të tjera artificiale që mund të gjenden në treg.
  3. Efekt qetësues: Nëse e përdorni trëndafilin për aromën e tij, duhet të dini që kjo lule ka efekt qetësues dhe zbutës për trurin. Petalet e trëndafilit janë përdorur kryesisht në mjekësinë popullore për të detoksifikuar dhe qetësuar gjithë organizmin.

Kjo karakteristikë e trëndafilit i bashkangjitet vlerave të shtuara në favor të bukurisë, ndaj mos hezitoni të përdorni kremëra me aromë trëndafili për një eksperiencë të kënaqshme.

  1. Tonifikues: Trëndafili ka aftësi natyrale për të ngushtuar poret dhe rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës. Qëndroni larg tonikëve me bazë alkoli për lëkurën tuaj. Trëndafili nuk e përthan atë, përkundrazi e trajton me shumë delikatesë./AgroWeb.org
Etiketa: petale trendafilivlerat

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Tahiri vs Basha, në garë për meme/ Fotot pikante në rrjet

Tahiri vs Basha, në garë për meme/ Fotot pikante në rrjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com