Karim Benzema nuk është më pjesë e Real Madridit dhe presidenti i klubit, Florentino Perez ka mbajtur një fjalim në konferencën e lamtumirës.
“Sot është një ditë shumë e vështirë për mua, në të cilën më vijnë në mendje kujtimet dhe emocionet e përjetuara në 14 vitet e fundit.
Pas njoftimit të lamtumirës së Karimit, pashë një ndjenjë të madhe trishtimi tek tifozët madrilen dhe tifozët e futbollit, të cilët u prekën nga magjia e një lojtari të tillë.
I dashur Karim, ti je bërë një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Por edhe sot është një ditë për të qenë të lumtur, pasi futesh në historinë e klubit si një nga legjendat e mëdha. Askush nuk ka fituar më shumë se ti tek Real Madridi”, deklaroi Perez.
Discussion about this post