GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Me shpejtësi deri në 170 km, policia pezullon 9 patenta

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Me shpejtësi deri në 170 km, policia pezullon 9 patenta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Rrugore vijon kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit rrugor edhe gjatë natës, duke përdorur mjetet inteligjente.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se nga monitorimet me Poliscan, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, janë konstatuar shpejtësi nga 151 km/h deri në 170 km/h, në unazën lindore Farkë-TEG, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Si rrjedhojë, janë pezulluar 9 leje drejtimi, për qarkullim me shpejtësi deri në 170 km/h, si dhe janë vënë 51 gjoba

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, edhe gjatë natës, duke përdorur mjetet inteligjente.

Nga monitorimet me Poliscan, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, janë konstatuar shpejtësi nga 151 km/h deri në 170 km/h, në unazën lindore Farkë-TEG, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi, për qarkullim me shpejtësi deri në 170 km/h, si dhe janë vënë 51 masa administrative: për shpejtësi mbi normën e lejuar; për shpejtësi dhe përdorim celulari; për shpejtësi dhe mosvënie të rripit të sigurimit; për shpejtësi, përdorim celulari dhe mosvënie të rripit të sigurimit, gjatë drejtimit të automjetit.

9 lejet e drejtimit janë pezulluar me afat 3 -12 muaj, ndërsa masat administrative kanë variuar nga 5 000 – 30 000 lekë të rinj, sipas numrit të shkeljeve të kryera nga drejtuesi i automjetit.

Monitorimi me mjetet inteligjente vijon edhe në akset e tjera rrugore të vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Etiketa: patentPolicishpejtesi

Lajme të lidhura

Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore
Aktualitet

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26
Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…
Aktualitet

Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

07:52 - 06/11/26
Para
‘Financial Times’: SHBA, NATO dhe BE mbështetën Serbinë, shkak furnizimi me municione i Ukrainës

'Financial Times': SHBA, NATO dhe BE mbështetën Serbinë, shkak furnizimi me municione i Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26

 Autoritetet spanjolle kanë kryer një operacion të madh antidrogë, ku kanë sekuestruar mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone industriale...

Lexo më shumë
Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26
Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

07:52 - 06/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:26 - 06/11/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:21 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com