GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

E denoncoi Gijotina.com, Agolli anulon tenderin 833 MLN lekë për regjistrimin e fshatrave

15:08 - 06/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
E denoncoi Gijotina.com, Agolli anulon tenderin 833 MLN lekë për regjistrimin e fshatrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka anuluar tenderin me objekt “Mbështetje me ekspertizë për bashkitë për regjistrimin fillestar/ përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme në territorin e fshatrave me potencial turistik, për të cilin ishte lënë në dispozicion fondi limit me vlerë 833 milionë lekë

Vendimi për anulimin e këtij tenderi është publikuar me datë 5 qershor. Një nga arsyet e anulimit është se “Termat e Referencës, nuk janë evidentuar zonat kadastrale të fshatrave me potencial turistik ku do të kryhet regjistrimi për të realizuar produktin “evidentimin dhe regjistrimin e pronave të paluajtshme”. Parregullsi, të cilën e ka denoncuar në prill të këtij viti Gijotina.com.

Gjithashtu, në vendimin e anulimit thuhet se është i nevojshëm të monitorimi nga organet përgjegjëse të kadastrës, për kontrollin e cilësisë dhe marrjen në dorëzim të pasurive për regjistrimin sipas fazave dhe rregullave ligjore në fuqi. Një tjetër fakt ky që u evidentua nga Gijotina.com pasi ka analizuar të gjitha dokumentet e tenderit.

Shkelje të tjera të evidentuara

Gjithashtu, në shqyrtimin e dokumenteve janë evidentuar dhe një seri boshllëqesh të tjera që mbarte ky projekt.

Në dokumentet standarde të tenderit thuhet se për këtë kontratë për 3 vite radhazi, do paguhen ekspertë privatë, “për t’u mësuar zyrtarëve të bashkive, metodikën e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në fshatrat turistikë”.

Kjo lë të kuptohet se ekspertët që kanë bashkitë në këtë fushë nuk e dinë se si regjistrohet një objekt, kur në fakt prej dy dekadash po përdoren harta dixhitale dhe janë të gjitha të fotografuara nga ajri. Dhe paratë që paguhen për ekspertët e bashkive paguhen më kotë.

Shpresojmë që instancat përkatëse të marrin masa dhe të mos lejojnë më rihapjen e këtij tenderi. Sepse vetëm kështu mund të ndërpritet afera gjigande për “100 fshatrat”.

Lexo edhe: https://gijotina.com/pas-skandalit-me100-fshatrat-agolli-tender-833-mln-per-regjistrim/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 100 fshatratAgollianulimtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Escobar: Vështirësitë që kemi me kryeministrin Kurti, nuk prekin raportet mes dy vendeve

Escobar: Vështirësitë që kemi me kryeministrin Kurti, nuk prekin raportet mes dy vendeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com