GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Katër gjyqtare në garë për tre vende të Gjykatës së Posaçme

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhixha plas bombën: Dumani tha se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi procedurat e verifikimit të kritereve formale për katër gjyqtaret Alma Kodraliu, Alma Kolgjoka, Nurjeta Pogaçe dhe Oltjona Goxha, që kanë aplikuar për tre pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të martën më 6 qershor të miratojë projekt-aktet për verifikimin e plotësimit të kritereve formale të kandidimit për katër gjyqtare që kanë aplikuar për tre vende vakante në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Po ashtu, u vendos vijimi i procedurës për kriteret e tjera ligjore të kandidatëve, gjyqtareve Alma Kodraliu, Alma Kolgjoka, Nurjeta Pogaçe dhe Oltjona Goxha. Kodraliu dhe Pogaçe kanë kandiduar për të tre pozicionet e lira të shpallura me vendim të datës 21 nëntor 2022 të KLGJ-së, ndërsa Kolgjoka dhe Goxha vetëm për nga një vakancë. Kjo e fundit ka aplikuar edhe për një pozicion të lirë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në fushën e të drejtës penale.

Pas një maratone të gjatë në veting, kryetarja e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka mbrojti në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit për konfirmimin e saj në detyrë, që u ankimua nga institucioni Komisionerëve Publikë. Kolegji e mori vendimin me shumicë votash. Gjyqtaret Nurjeta Pogaçe e Gjykatës së Durrësit dhe Oltjona Goxha e Gjykatës së Tiranës janë kofirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë, pasi nuk u ushtrua ankim për vendimarrjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për këto subjekte rivlerësimi. Ndërsa gjyqtarja tjetër e Tiranës, Alma Kodraliu nuk është përballur ende me vetingun, raporton Birn.

Këshilli miratoi të martën edhe vendimet për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Tiranës për kandidatët, gjyqtarët Adelajda Gjuzi dhe Edvan Veçani, për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi për këtë pozicion.

Po ashtu, u vendos miratimi i vlerësimit etik profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të gradimit për gjyqtarët Aurel Arapi dhe Rexhep Bekteshi, të dy të konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë, pasi vendimarrjet KPK nuk u ankimuan. Arapi u vlerësua shumë mirë ndërsa Bekteshi mirë. Bekteshi e kundërshtoi si të pabazuar vlerësimin e kryer ndaj tij.

Në mbledhjen plenare të 30 majit, KLGJ vendosi të kualifikojë si kandidatë për tre pozicione të lira në fushën e të drejtës penale pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm gjyqtarët Niko Rapi, Paulin Çera dhe Artan Çupi. Po ashtu, u vendos verifikimi i kandidatit Laurent Fuçia lidhur me plotësimin e kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe për një pozicion të lirë në fushën penale në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Etiketa: GJKKOgjyqtareKLGJ

Lajme të lidhura

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

19:51 - 13/10/26
Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën
Aktualitet

Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

19:37 - 13/10/26
Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Para
Plagoset me thikë 43-vjeçari shqiptar në Greqi

Britanikja përdhunohet nga 23-vjeçari shqiptar në Rodos

Discussion about this post

TË FUNDIT

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1
Breaking Views

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

23:33 - 13/10/26

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqej një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet i...

Lexo më shumë
Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

23:18 - 13/10/26
U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

23:04 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

22:25 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com