GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tension në kryesinë e PD-së, Bardhi e Sula braktisin mbledhjen pas presioneve

07:49 - 07/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tension në kryesinë e PD-së, Bardhi e Sula braktisin mbledhjen pas presioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike në sallën ku ajo u mbajt.

Pas përplasjesh të shumta, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.

Por në daljen e tyre nga ambientet e selisë, mbështetës të Lulzim Bashes i kanë ofenduar nga familja.

Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anetarëve të Kryesise që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.

Militantet që mbështesin Bashën kanë tentuar që të godasin këta deputetë.

Mbështetësit e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë.

Çfarë ndodhi në mbledhje?

Pas 8 orësh mbledhje të tensionuar, kryesia e PD-së mori një vendim për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.

Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2.30 të së mërkurës, ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.

Grupi i deputetvë, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar. Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga ish kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish kandidatët për kryetar bashkie Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish deputeti Xhemal Gjunkshi.

Në fund 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.

Etiketa: KryesiKryesore1pd tensione

Lajme të lidhura

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Forcimi i Lekut po dekurajon ardhjen e turistëve nga Kosova

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 7 qershor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com