GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku jep dorëheqje si nënkryetare e PD-së: Nuk ka gjuhë të përbashkët…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku jep dorëheqje si nënkryetare e PD-së: Nuk ka gjuhë të përbashkët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, e cila është shoqëruar me debate të ashpra, Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i nënkryetares së PD-së.

Në një deklaratë pas mbledhjes së kryesisë, ku u vendos që më 29 korrik të mbahen zgjedhjet për kreun e PD, Tabaku thekson se “të gjithë ishim dakord për faktin që PD duhet të riorganizohet por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për mënyrën se si duhet të riorganizohemi”.

“I kërkova kryesisë të mos marrim vendim të nxituar, çdo vendim i njëanshëm thjesht do të zvogëlojë edhe më shumë partinë tonë dhe nuk do ta zmadhojë atë. Në kushtet që jemi ne nuk kemi luksin të përsërsim të njëjtat gabime”, shprehet Tabaku.

Tabaku gjykon se ‘veprimet e njëanshme si në të shkuarën kanë ndikuar në zvogëlimin e PD dhe kanë sjellë në një situatë si kjo e sotmja. Prandaj refuzova të votoj për një vendim që në mendimin tim na dëmton sot për mënyrën se si po merret dhe në kushtet në të cilat po merret!’

Deklarata e Jorida Tabakut

Faleminderit për durimin  dhe për pritjen e gjatë

Kryesia e PD mbas një mbedhje 8 orë të gjatë vendosi për të vazhduar përpara me procesin e zgjedhjeve në parti.

Kërkesa ime dhe dëshira ka qenë e vetme dhe e thjeshtë, mos nxitohemi dhe t’I japim demokratëve një process të drejtë, real dhe që na nderon.

Të gjithë ishim dakord për faktin që PD duhet të riorganizohet por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për mënyrën se si duhet të riorganizohemi. I kërkova kryesisë të mos marrim vendim të nxituar, çdo vendim i njëanshëm thjesht do të zvogëlojë edhe më shumë partinë tonë dhe nuk do ta zmadhojë atë. Në kushtet që jemi ne nuk kemi luksin të përsërsim të njëjtat gabime!

Pyetja që sot duhet t’i bëjmë vetes është nëse duam një parti të kryetarit apo kryetar për partinë tonë? Ne duhet patjetër të hapim PD, duhet të përpiqemi mos bëjmë procese të njënashme, duhet të përfshijmë këdo.

Me vlerësimet maksimale për deputetët dhe kontributin e tyre, kolegjit të kryetarëve dhe kontributin e tyre dhe të gjithë ato që kanë qëndruar.

I premtova anëtarëve të kryesisë që do të qëndroj deri në fund, derisa mund të gjejmë një zgjidhje që i përfshin të gjithë në process. Të mos nxitohemi!

Pas vendimit të kryesisë për të vazhduar procesin zgjedhor, kërkova që të gjejmë një dakordësi për mënyrën si?! Në gjykimin tim veprimet e tilla të njëanshme si në të shkuarën kanë ndikuar në zvogëlimin e PD dhe kanë sjellë në një situatë si kjo e sotmja. Prandaj refuzova të votoj për një vendim që në mendimin tim na dëmnton sot për mënyrën se si po merret dhe në kushtet në të cilat po merret!

Duke pasur parasysh gjithë situatën, vendosa  që të tërhiqem edhe nga pozicioni i nënkryetares së PD!

 

Etiketa: Kryesore1nenkryetareTabaku

Lajme të lidhura

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon
Breaking Views

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

23:10 - 30/07/26
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!
Aktualitet

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

22:47 - 30/07/26
Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Para
Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU
Aktualitet

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

23:26 - 30/07/26

Nga Boldnews.al Pas dy episodeve të njëpasnjëshme të helmimit të studentëve të Akadamisë së Sigurisë, kompania furnizuese me ushqim, “Sori-Al” ka...

Lexo më shumë
Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

23:10 - 30/07/26
ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

23:09 - 30/07/26
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

22:47 - 30/07/26
Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com