GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ulen kërkesat për mjek familjeje, vetëm 5 studentë regjistrohen këtë vit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ulen kërkesat për mjek familjeje, vetëm 5 studentë regjistrohen këtë vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se largimet masive të mjekëve dhe kërkesat e paketa të studentëve të Mjekësisë për specialitetin mjek familjeje rrezikojnë që të boshatisin qendrat shëndetësore.

Sipas tij nga 40 kuota, vetëm 5 studentë kanë aplikuar për mjek familjeje, ndërsa shqetësuese është edhe mungesa e mjekëve të urgjencës.

“Ne kemi shumë nevojë për disa specialitete siç është mjeku i urgjencës dhe mjekësia e familjes. Në sistemin shqiptar shumica e mjekëve nuk janë mjek familje por janë mjek të përgjithshëm që kanë punuar ndër vite si mjek familje. Dhe gjithashtu sistemi urgjencës, pra duam të formojmë edhe mjekë të urgjencës. Te mjeku familjes kishim 40 kuota  dhe u plotësuan vetëm 5 ndërsa te urgjenca kanë qenë 15 kuota dhe u plotësuan 5 gjithashtu” – u shpreh Gjata.

Si zgjidhje, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata thotë se gradualisht do të rriten kuotat për disa degë të mjekësisë.

“Unë besoj se kuotat gradualisht do ti rrisim, ne projektojmë rreth 500-600 kuota në vit duhet ti ketë mjekësia për të përballuar qoftë lëvizjen e mjekëve jashtë vendit qoftë dhe për të plotësuar nevojat në rritje të sistemit qoftë atij publik qoftë sistemit privat” – tha rektori.

Një tjetër zgjidhje është parashikuar përmes shtrirjes së degëve të Universitetit të Mjekësisë, edhe në Durrës dhe Elbasan.

“Mund të hapim 50 kuota me një program të përbashkët studimi me Universitetin e Durrësit dhe 50 kuota të tjera me program të përbashkët studimi me Universitetin e Elbasanit ndërsa 50 kuota të tjera do ti shtojmë ne për arsye sepse parashikojmë që në vitin tjetër të fillojë ndërtimi i godinës së re aty ku sot është 6-katëshi i cili i rrit shumë hapësirat e Universitetit” – tha Gjata.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, Gjata bën thirrje për vaksinim, duke argumentuar se ndonëse këtë vit kemi shifra të njëjta infektimesh, hospitalizimet dhe fatalitete kanë rënë me rreth 50%, për shkak të imunizimit.

Etiketa: familjekerkesatmjekregjistrohenStudenteulen

Lajme të lidhura

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Para
Chelsea leksion Juventusit, Barça e dobët në sulm

Chelsea leksion Juventusit, Barça e dobët në sulm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, kërkon që SPAK të veprojë lidhur me atë që e konsideron si krim të rëndë...

Lexo më shumë
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com