GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dhuna ndaj deputetëve në kryesi, Sula: Ne nuk dimë ku kemi kokën, ndërsa Basha…

13:10 - 07/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Shpërthen Dashnor Sula: Vrafshi veten Berisha dhe Alibeaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula ishte në mesin e atyre ligjvënësve demokratë që ra pre e dhunës nga njerëzit e Lulzim Bashës gjatë dhe pas mbledhjes së kryesisë së PD-së. Në një intervistë për ‘SYRI TV’, ai u shpreh i tronditur për dhunën, ndërsa tha se gjithçka ishte e përgatitur me skenar për të çuar përpara propozimin që të votohet sa më shpejt për kryetarin e ri.

Më lejoni fillimisht t’ju pyes si jeni?

Sula: Si mund të jesh? Ne kemi dy vite që nuk dimë se ku kemi kokën, sulmoi dhe mbrëmë dhe vazhdoi sërish të njëjtën rrugë dhe unë nuk arrij ta kuptoj sinqerisht.

Në momentin kur po flitej vazhdimisht për një bashkim mes demokratëve, vjen kjo mbledhje kryesie me tentativë për zgjedhjen e kryetarit të ri. Çfarë u tha në këtë mbledhje?

Sula: Për të qenë i sinqertë për këtë mbledhje, ajo nisi që në orën 17:00 të ditës së djeshme dhe zgjati deri në orën 01:30 kur isha unë së bashku me disa kolegë të tjerë dhe pastaj ka zgjatur edhe një orë tjetër, mos gaboj. Por po ju them që gjithçka dukej qartë, haptazi e njëanshme, e parapërgatitur, që nuk ishte ndjesia për të pasur arsyetim logjik me një gjakftohtësi edhe pas humbjeve të 14 Majit, por thjesht ishte, më vjen keq ta them për disa kolegë, që i kishin të shkruar ata fjalët, ishin të marra dhe sjellja e tyre ishte e telekomanduar. Votim, votim dhe vetëm votim kërkoni!

Ky votimi ishte për garën e kryetarit apo jo?

Sula: Hapej dhe mbyllej biseda vetëm me ‘kryetari, kryetari, data 15 korrik, kur do çelet, kur do çelet gara’.

A mund të na thoni kush ishin të parapërgatitur dhe nga kush dyshoni ju?

Sula: Tani unë po ju them aty tek emrat, edhe pse disa nuk dua t’ju them emrat fare se nuk dua ta zgjas, sinqerisht po e them, por nuk po merrem me këtë punë. Më vjen keq, gjithë grupi i deputetëve përgjatë këtyre ditëve, duke filluar nga zoti Bardhi e zonja Tabaku më kanë bërë thirrje që të jemi më të qetë, që të ulim tensionet, të reflektojmë, të njëjtën thirrje që kam bërë edhe unë. Jo më larg se dje në një televizion tjetër kemi kërkuar që deri në muajin shtator do të vlente për reflektim nga të gjithë, nga zoti Basha, zoti Bardhi unë e të gjithë të tjetër që të mund të analizojmë nëse mund të vazhdojmë me këtë çmenduri që ka vazhduar prej dy vitesh.

Në përshkrimin që ju i bëni mbledhjes dëgjojmë emra deputetësh që kanë qenë kundër, ndërkohë në deklaratë zyrtare kanë qenë dy kundër?

Sula: Problemi është se pjesa tjetër e deputetëve u larguan nga mbledhja, pasi mbledhja u bë shumë e tensionuar edhe para orës 1 e gjysmë, kur zoti Bardhi e unë u larguam të parët edhe të tjerët me radhë, ku do mbështeten ata, disa huliganë të zotërisë ndërhynë dy a tri herë në mbledhje, hapën derën kur votuam edhe të gjitha mediat i panë. Edhe deputetët i kanë ndjekur me makinë, kanë tentuar t‘i godasin, ofendimet po e po, sharjet. Deputetët janë për t’u falenderuar që nuk ranë pre e disa sjelljeve të disa vagabondëve të dirigjuar nga lart, të cilët kërkonin me ngulm që t’i impononin deputetët të votonin siç ata donin, me një qëllim të vetëm aty të zhvillohet një proces i njëanshëm, në një kohë që grupi i deputetëve ose ata që ishin zëra ndryshe kërkuan, sepse u bënë rreth 15 propozime të ndryshme aty, u kërkua që të jepej 24 orë kohë që të gjithë këtë propozime të diskutoheshin, të merrej koha e nevojshme, këta të mblidheshin e të votoheshin në mbledhjen e sotme. Nuk u mirëprit asnjë propozim sepse kërkonin vetëm thjesht atë ç’ka kanë votuar aty, kërkonin të mbyllej votimi e të ndahej çështja deri më 15 korrik.

Kryetari i ri do zgjidhet nga kryesia apo kush do e votojë?

Sula: Unë kam droje ta them propozimin tim, të cilin e ofrova, sepse nga fillimi deri në fund zoti Bardhi shpjegoi me shumë qetësi dhe seriozitet se në 4 degë nuk ka kryetarë e para, në disa degë kishte vetëm disa pika kontakti, edhe gjëra të tjera. Unë jam  mësuar ne jetën time që të mos bëj pisllëqe, as mbrapa krahëve dhe t’i them gjerat siç i ndjej, mund ta kem edhe gabim, por ta them në sy. Unë nuk intimidohem, madje edhe për hapjen e garës për kryetarin u kërkua, ore të zbusim gjakrat e të arrijmë deri aty disa që propozimi që unë bëra për një kompromis, nuk u aprovua sepse kisha zëra që na linçonin.

 

 

Etiketa: BASHAkokeKryesore1Sula

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Escobar raporton të premten për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, priten vendime

Escobar raporton të premten për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, priten vendime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com