GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Moti

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

në Moti
Kohë leximi: 2 min
A A
Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më 1961. Gjatë pranverës, temperaturat në Spanjë kanë qenë më të larta se mesatarja dhe ky trend pritet të vazhdojë gjatë kësaj vere, tha Ministria spanjolle e Mjedisit dhe agjencia shtetërore për mot.

Spanja ende po përballet me një periudhë të gjatë të thatësirës që ka prekur prodhimin bujqësor, përfshirë edhe sektorin kyç të vajit që përbën pothuajse gjysmën e prodhimit botëror. Moti i nxehtë dhe i thatë sjellin rreziqe shtesë dhe studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike kanë rritur rrezikun e zjarreve të egra.

Në mbarë Spanjën, temperaturat mes 1 marsit dhe 1 qershorit ishin mesatarisht 14.2 gradë Celsius, tha Ministria e Mjedisit. Këto temperatura ishin për 1.8 gradë më të larta sesa mesatarja e regjistruar mes vitit 1991-2020 dhe 0.3 gradë më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 1997.

Sipas autoriteteve spanjolle, provinca jugore e Kordobës në prill regjistroi rekord të ri të temperaturave, prej 38.8 gradë Celsius.

“Po mësohemi me thyerjen e rekordeve”, tha Ruben del Campo, zëdhënës për agjencinë kombëtare të motit, AEMET. Ai shtoi se në tre nga katër stinët e fundit – vera dhe vjeshta e vitit 2022 dhe pranvera e vitit 2023 – ishin më të nxehtat në historinë e këtij shteti.

Pranvera e këtij viti ishte e dyta më e thatë në historinë e Spanjës, pasi deri në mes të majit, në këtë shtet nuk pati pothuajse fare reshje shiu, tha Del Campo.

Sipas agjencisë AEMET, Spanja ka “shumë gjasa” që edhe një herë të përballet me një verë më të nxehtë se zakonisht gjatë këtij viti, veçmas në pjesën lindore të shtetit dhe në ishujt spanjoll.

AEMET ka parashikuar se ka shumë gjasa që kjo verë të jetë një prej pesë më të nxehtave në tri dekadat e fundit.

Më 2022, Spanja regjistroi temperaturat më të larta gjatë gjithë vitit dhe u godit nga tri valë të të nxehtit që zgjatën për 41 ditë./REL

Etiketa: MadridMotispanjë

Lajme të lidhura

Mot i vranët dhe me reshje shiu, parashikimi për ditën e diel
Moti

Mot i vranët dhe me reshje shiu, parashikimi për ditën e diel

08:05 - 17/05/26
Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026
Moti

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026

08:06 - 10/05/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash
Moti

Parashikimi i motit për sot, 1 Maj 2026

07:38 - 01/05/26
Para
Berberi flet për vështirësitë në SHBA: Kam fjetur në një…

Berberi flet për vështirësitë në SHBA: Kam fjetur në një...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Thesari” i ish-kryeministrit të Spanjës/ Rubina, smeralde dhe diamante në kasafortë. Gazeta spanjolle: Ishte gati të ikte në Karakas
Botë

“Thesari” i ish-kryeministrit të Spanjës/ Rubina, smeralde dhe diamante në kasafortë. Gazeta spanjolle: Ishte gati të ikte në Karakas

23:08 - 26/05/26

Njëqind bizhuteri të çmuara dhe orë luksoze, me një vlerë totale midis 2 dhe 3 milionë euro. Sete rubinësh, smeraldesh...

Lexo më shumë
“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama

22:34 - 26/05/26
PS nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Ballanca: Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport

PS nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Ballanca: Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport

22:15 - 26/05/26
Marta Kos: Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit…

Marta Kos: Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit…

21:34 - 26/05/26
Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE, Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen

Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE, Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen

21:20 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com