GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Dakos, Basha: Personazh famëkeq, shpresoj mos përsëritet rasti Tahiri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Dakos, Basha: Personazh famëkeq, shpresoj mos përsëritet rasti Tahiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Lulzim Basha komentoi sot nga Elbasani, atje ku zhvilloi takimin e rradhës me të rinjtë dhe të rejat, arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Basha deklaroi se Dako u arrestua për një pallat, por u shpreh se shpreson që ky rast të mos jetë i njëjtë si ai me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri që doli nga burgu vetëm për “Shpërdorim detyre”.

Ai shtoi se shpreson shumë që të jetë fillimi i një hetimi të një personazhi famëkeq, i korrupsionit dhe lidhjet me krimin, teksa e cilësoi Dakon si “simbol të blerjes së votës”.

“Në fakt është një debat që e has vetëm kur takohem më të rinjtë, por që nuk kryhet në aulat e medias tonë. Sepse media ka halle të tjera. Politika ka halle të tjera, që nuk janë hallet tuaja por janë hallet e tyre. Në fakt disa prej tyre janë bërë për hall. Të gjithë e dimë, tani po bën ciklin e lajmeve prej kaq kohe, arrestimi i një figure të njohur të politikës, një “non grate”, Vangjush Dakos.

Në fakt është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, për një pallat. Por shpresoj të mos jetë vetëm kaq, të mos jetë njësoj si me Saimir Tahirin që doli nga burgu sepse ishte dënuar vetëm për “Shpërdorim detyre”, ndërkohë që SPAK-u vazhdon proceset juridike, në Gjykatën e Lartë, për anëtarësinë në një organizatë kriminale. Të gjithë e dini e mbani mend, e mbushi Shqipërinë më drogë.

Por edhe rasti i Vangjush Dakos nuk është i panjohur, për personin që ka përvojën më të vogël politike për shkak të moshës, është njeriu që u bë i famshëm për përgjimet e “339”-ës sesi shiteshin dhe bliheshin vota në bashkëpunim me krimin e organizuar apo afera të tjera.

Shpresoj shumë që të jetë fillimi i një hetimi të një personazhi famëkeq, i korrupsionit dhe lidhjet me krimin. Të një simboli të blerjes së votës, si e keqja më e madhe që ka shkatërruar besimin e qytetarëve tek vota dhe në veçanti të rinisë tek demokracia, tek zgjedhjet.

A do të jetë apo jo kjo mbetet për tu parë”, u shpreh Basha.

Etiketa: BASHADakoElbasanKryesore1takimi

Lajme të lidhura

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese
Aktualitet

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

16:15 - 24/10/26
Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’
Aktualitet

Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

15:56 - 24/10/26
Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë
Aktualitet

Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

15:38 - 24/10/26
Para
Ja shteti me kalendarin “e çuditshëm” ku aktualisht është viti 2015

Ja shteti me kalendarin “e çuditshëm” ku aktualisht është viti 2015

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese
Aktualitet

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

16:15 - 24/10/26

Me tensione po regjistrohet protesta e sotme, e cila është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ndërsa policia nuk është...

Lexo më shumë
Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

15:56 - 24/10/26
Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

15:38 - 24/10/26
Protesta studentore/ Tabaku: Policia dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve

Protesta studentore/ Tabaku: Policia dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve

15:37 - 24/10/26
Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

15:30 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com