GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Barcelona me objektiv rregullimin e bilancit, gati të shesë yllin e skuadrës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Barcelona me objektiv rregullimin e bilancit, gati të shesë yllin e skuadrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë dihet mirë se Barcelona ka nevojë, në kontekstin mjaft të komplikuar financiar në të cilin ndodhet, të heqë dorë nga disa lojtarë për të sjellë të tjerë. “Operacioni” kryesor, i synuar këtë verë, është ai i rikthimit të Lionel Messit në skuadër.

Kështu, zyrtarët e klubit ‘blaugrana’, pasi kanë diskutuar më parë me trajnerin Xavi Hernandez për këtë temë, vendosën të nxjerrin në shitje disa lojtarë me emër, por që performuan pak në sezonin e përfunduar së fundmi.

Bëhet fjalë kryesisht për Franck Kessie, Ferran Torres dhe Ansu Fati. Dhe, siç qëndrojnë gjërat për momentin, ka shumë gjasa që mesfushori mbrojtës nga Bregu i Fildishtë të jetë i pari që do të largohet nga Barcelona këtë verë, siç raporton ‘as.com’.

Ai duket më ndryshe nga Ferran Torres dhe Ansu Fati, pasi ka rënë dakord të largohet nga kampionët spanjollë, pas një diskutimi që ka pasur me Xavin, në të cilin i është shpjeguar se largimi i tij nuk përcaktohet nga paraqitjet e tij në fund të sezonit, por në situatën financiare të klubit.

Kështu, futbollisti 26-vjeçar afrikan është pajtuar me idenë dhe është gati të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni. Ai nënshkroi verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi u largua nga AC Milan, skuadra me të cilën sapo kishte fituar titullin e Serie A.

Sipas burimit të cituar, tashmë janë tre klube të mëdha të interesuara për shërbimet e tij, Inter, Liverpool dhe Tottenham. Nga këta, për momentin, favorit kryesor duket se është skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, një teknik që kërkon të “përziejë” mesfushën këtë verë.

“The Reds” janë pranë prezantimit zyrtar të argjentinasit Alexis Mac Allister, kampion bote në Katar, të cilit i kanë paguar klauzolën e ndërprerjes që kishte në Brighton dhe që tashmë ka përfunduar vizitën mjekësore.

Thjesht ai është një mesfushor mjaft sulmues, që dallohet me teknikën e tij, por Klopp ka nevojë gjithashtu edhe për një mesfushor të fortë si Franck Kessie. Për këtë arsye gjermani e do shumë lojtarin e kombëtares së Bregut të Fildishtë.

Gazetarët spanjollë theksojnë se për momentin nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare për Kessie, por ka pasur disa kontakte në këtë drejtim. Ata pretendojnë se ky biznes do të kishte shanse shumë të larta për t’u mbyllur në këmbim të një shume prej rreth 35 milionë euro.

Etiketa: BarcelonabilanciKessie

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!
Botë

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!

10:00 - 02/06/26

Presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e situatës në Liban nga Izraeli, në një...

Lexo më shumë
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26
Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

08:38 - 02/06/26
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş