GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Schwarzenegger tregon se nuk ishte zgjedhja e parë për personazhin e famshëm

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Schwarzenegger tregon se nuk ishte zgjedhja e parë për personazhin e famshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arnold Schwarzenegger ka treguar se producentët e filmit fillimisht kishin në mendje një tjetër personazh të famshëm për të luajtur “The Terminator”, ai ishte ish-yllit të NFL, OJ Simpson.

Ish-guvernatori i Kalifornisë diskutoi vendimin për kastin që e bëri atë një yll filmi në vitet e shtatëdhjeta në një dokumentar të ri të Netflixit për jetën e tij, duke treguar se si producentët kishin menduar fillimisht se ai duhet të luante rolin e luftëtarit rebel, Kyle Reese (që pastaj e luajti Michael Biehn) dhe yllit të atëhershëm të futbollit amerikan do t’i jepej roli i robotit vrasës.

Mirëpo, derisa filmi ishte duke u zhvilluar, regjisori James Cameron ishte i fiksuar me dukjen e Schwarzenegger dhe kishte vendosur se kush do ta luante terminatorin.

“Isha ulur dhe po e shikoja. Është si kur qetësohet zëri dhe unë thjesht shoh dritat që dalin nga dritaret e xhamit duke e goditur fytyrën e tij kur hapet dera. Mendova: ‘Ai ka një fytyrë të rrezikshme’”, ka rrëfyer regjisori, derisa aktori kujtoi se si të gjithë dyshonin nëse Simpson mund ta luante një robot vrasës.

“Gjatë bisedës sonë, u bë e qartë se askush nuk ishte pro idesë që OJ Simpson ta luante Terminatorin, sepse ai nuk mund të shitej si një makinë vrasëse”, ka deklaruar Arnold.

Gjatë dokumentarit, Schwarzenegger theksoi po ashtu se kurrë nuk donte të luante rolin negativ, por Cameron arriti ta bindte atë.

“Fillova të grindesha me të për këtë, dhe ai me qetësi tha: ‘Epo, mendo mirë’. Mendova tri ditë dhe më pas e thirra dhe i thashë: ‘Sa herë që e lexoj përsëri e imagjinoj veten duke luajtur gjithnjë e më shumë Terminatorin, i thashë se jam pro dhe më pas filluam përgatitjet”, ka rrëfyer aktori.

Etiketa: terminator

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
Disa mënyra të thjeshta për të shpëtuar nga gungat e këmbëve

Mënyrat më të mira për të trajtuar këmbët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Shtator 2026

07:30 - 15/09/26

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni...

Lexo më shumë
E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme

Parashikimi i motit për sot, 15 Shtator 2026

07:27 - 15/09/26
Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com