Një natë e një ditë përmblidhet në 24 orë, e ndarë në 12 orë me rreze të diellit, e 12 të tjera me natë dhe errësirë. Por, bota njeh edhe plot vende ku dielli nuk e kryen procesin e perëndimit për disa muaj, me ç’rast orët e ditës zgjaten.
Imagjinoni sa konfuze do të ishte për turistë nëse do t’u ngatërrohej ora e gjumit dhe ajo e zgjimit, kur nuk vërehet ardhja e natës.
Kjo pasi në këto vende, dielli nuk perëndon kurrë për më shumë se 70 ditë.
Por për cilat bëhet fjalë?
Norvegjia
E shtrirë në Rrethin Arktikt, Norvegjia që ndryshe njihet si “Toka e Diellit të Mesnatës” , është në mesin e këtyre vendeve ku manifestohet ky fenomen interesant.
Nga muaji maj deri në fund të korrikut, dielli në fakt nuk perëndon kurrë, për një periudhë prej 76 ditësh.
Përveç kësaj, në zonën Svalbard dielli shkëlqen vazhdimisht nga 10 prilli deri më 23 gusht; është gjithashtu rajoni më verior i banuar i Evropës. Ju mund të planifikoni vizitën tuaj në këtë vend gjatë kësaj kohe dhe të qëndroni në ditët kur nuk ka natë.
Nunavut, Kanada
Nunavut ndodhet rreth dy shkallë mbi Rrethin Arktik, në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë.
Në këtë territor, dielli shkëlqen 24 orë për një periudhë dy muajsh derisa gjatë dimrit, manifestohet me errësirë totale për 30 ditë radhazi.
Islanda
Islanda është ishulli më i madh i Evropës pas Britanisë së Madhe, dhe është gjithashtu i njohur si vendi pa mushkonja.
Gjatë verës, netët janë të kthjellëta në Islandë, ndërsa gjatë muajit qershor, dielli në fakt nuk perëndon kurrë.
Për të parë Diellin e Mesnatës në “lavdinë e tij të plotë”, mund të vizitoni qytetin Akureyri dhe ishullin Grimsey në Rrethin Arktik.
Barrow, Alaska
Qyteti Barrow në Alaskë është gjithashtu në mesin e vendeve ku nga fundi i muajit maj deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon fare.
Por më vonë, nga fillimi i nëntorit për 30 ditë, dielli nuk lind fare, dhe manifestohet në atë që quhet nata polare.
Kjo do të thotë gjithashtu se vendi mbetet në errësirë gjatë muajve të ashpër të dimrit.
I njohur për malet e mbuluara me borë dhe akullnajat magjepsëse, ky vend mund të vizitohet si në verë ashtu edhe në dimër.
Finlanda
Vendi i mijëra liqeneve dhe ishujve, në shumicën e zonave në Finlandë njerëzit mund ta shohin diellin për 73 ditë gjatë verës.
Gjatë kësaj kohe, dielli vazhdon të shkëlqejë për rreth 73 ditë, ndërsa, gjatë periudhës së dimrit, ky rajon mbulohet nga errësira e natës.
Është gjithashtu një nga arsyet pse njerëzit këtu flenë më pak në verë dhe më shumë gjatë dimrit.
Në Finlandë mund të shijoni Dritat Veriore dhe gjithashtu keni mundësinë të skijoni dhe të përjetoni ndjenjën e qëndrimit në ‘igloo’ prej xhami.
Suedia
Nga fillimi i majit deri në fund të gushtit, në Suedi dielli perëndon rreth mesnatës dhe lind rreth orës 4 të mëngjesit.
Këtu, periudha kohore e diellit konstant mund të zgjasë deri në gjashtë muaj të një viti.
Në Suedi, mund të kaloni ditë të gjata duke u kënaqur në aktivitete aventureske, duke dalë për golf, peshkim, duke eksploruar vende.
Discussion about this post