GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SHBA shënjestron “mikun” tjetër të Ramës

12:39 - 08/06/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA shënjestron “mikun” tjetër të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali “McGonigal” e kaloi valën më të fuqishme të “furtunës” ndaj kryeministrit Edi Rama, në SHBA ka shpërthyer një tjetër skandal, për të cilin drejtësia amerikane është angazhuar kundër një personi mjaft të fuqishëm ekonomikisht, që vitin e kaluar përshëndeti me entuziazëm propozimin e kryeministrit tonë për krijimin e kuadrit ligjor dhe infrastrukturës së aktivitetit të bursës së kriptomonedhave në Shqipëri. Bëhet fjalë për bosin e njërës prej kompanive më të fuqishme në botë të kriptovalutës “Binance”, Changpeng Zhao. Në 3 ditët e fundit, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursës, në Uashington (SEC) kallëzoi penalisht sipërmarrësin e fuqishëm kino-kanadez për mashtrim dhe tjetërsim të aseteve të blerësve në platformën e tij të kriptovalutës si dhe sekuestrimin e 2 degëve amerikane të “Binance” si dhe shumë llogarive bankare. Sipas “CNBC”, nëse gjykata federale e Uashingtonit nuk firmos ekzekutimin e këtij urdhri, atëherë rrezikojnë të zhduken plot 2.2 miliard dollarë asete të blerësve amerikanë në “Binance”. Ndaj Zhao, SEC ka renditur 13 akuza. Sipas hetimeve, mendohet se ai nëpërmjet 2 filialeve të tij në SHBA “BAM Trading” dhe “BAM Management”  ka fituar minimalisht 420.4 milion dollarë nga përfitime dhe mbledhje të fondeve të sipërmarrjes, por në mënyrë të paligjshme. Nga ana tjetër, ka gjasa që Zhao të jetë larguar nga SHBA, pasi është rezident në Dubai. Ky sipërmarrës i fuqishëm i investimeve në bursën e kriptovalutës u takua me kryeministrin Edi Rama në 26 nëntor 2022 në vendin tonë.

Rënia e Bitcoin dhe BNB ngjallën dyshime te SEC për Zhaon dhe “Binance”

SEC u vu në lëvizje për ndaj “Binance” dhe Changpeng Zhao pasi Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ra me 6%, në nivelin më të ulët në pothuajse tre muaj. Kriptomonedha e vetë “Binance”, BNB, e katërta më e madhe në botë për nga madhësia e tregut, ra më shumë se 5%. Komisioni Letrave me Vlerë dhe Bursës (SEC) i kërkoi një gjykatësi federal në Uashington që të ngrinte asetet e degës amerikane të Binance, me pretendimin se kompania në fjalë dhe themeluesi i saj Changpeng Zhao kanë shpërfillur ligjin amerikan. Urdhri emergjent u depozitua të martën në mbrëmje dhe mund të detyrojë riatdhesimin e letrave me vlerë të aseteve në valutën e kriptomonedhave, të cilat janë depozituar, mbajtur, shitur, dhe/ose shtuar nga blerësit në platformën amerikane të shitjes së aseteve në vlerën e kriptomonedhave.

Zhao përdori 2 kompani për të përzier mld USD investime të blerësve me fondet e tij

Urdhri i sekuestrimit zbatohet vetëm për dy kompani amerikane të “Binance”, që nuk janë përshtatur me bursën ndërkombëtare. Urdhri do të zbatohet për dhjetëra llogari në “Axos Bank”, “Silvergate Bank” (e zhdukur), “Prime Trust” dhe institucionet e tjera. Dy entitete që kontrollohen gjithashtu nga Zhao, “Sigma Chain” dhe “Merit Peak” shërbyen si kanale për miliarda dollarë të parave të blerësve që ishin përzierë në mënyrë të paligjshme me fondet e “Binance”, pretendon SEC. SEC dërgoi padi ndaj “Binance” dhe Zhao të hënën, duke ngritur 13 akuza, me pretendimin se ky aktivitet dhe Zhao kanë funksionuar për të mashtruar investitorët, përzierje të paligjshme të fondeve dhe operim si ndërmjetës, agjent shitjesh dhe klering të paregjistruar.

2.2 mld USD mund të zhduken, Zhao ka fituar minimalisht 420.4 mln USD

2.2 miliard dollarë të aseteve të blerësve amerikane, të cilat kontrollohen nga “Binance” janë në rrezik të madh të vjedhjes nga themeluesi Changpeng Zhao nëse nuk vjen urdhër sekuestrimi, ligjvënësit federalë deklaruan të martën në mbrëmje. Padia e fundit e përshkruan Zhaon si shtetas të huaj që ka bërë në mënyrë të hapur qëndrimet e tij dhe nuk është subjekt i juridiksionit të kësaj gjykate. Hetuesit e SEC akuzuan se dy degët amerikane të “Binance”, “BAM Trading” dhe “BAM Management”, kontrolloheshin nga Zhao dhe kanë siguruar fitime të paligjshme, të paktën në vlerë 420.4 milion dollarë në përfitime dhe mbledhje të fondeve të sipërmarrjes.

Zhao i dërgoi paratë në “parajsa fiskale”, mund të merret i pandehur nga SHBA

Sipas komunikimeve prej vitesh mes SEC dhe “Binance”, bëhet me dije se nuk dihet saktësohet se kush i kontrollonte asetet e blerësve. “Zhao dhe ‘Binance’ kanë dominuar lirshëm mbi asetet e blerësve me vlerë miliarda dollarë”, shkruhet në akuzën e SEC. Avokatët e Zhaos deklaruan se miliarderi nuk është subjekt i ligjit amerikan, pavarësisht kontrollit të tij mbi pronësinë përfituese të kompanive amerikane dhe llogarive bankare që kanë dërguar miliardë dollarë në degët e kompanive të “Binance” në Zvicër dhe Ishujt Virxhin. Nga ana tjetër, SEC shprehet se ligji federal dhe precedenti krijon mundësi për vendosje nën juridiksion ligjor të Zhaos dhe “Binance”.  “S’ka dyshimet që gjykata ka juridiksion personal për të gjithë të pandehur”, tha SEC.

Bosi i kriptomonedhave mund t’ia ketë mbathur nga SHBA, del rezident në EBA

Ligjvënësit federalë kërkuan gjithashtu nga gjykata që t’u dërgojë email avokatëve të Zhaos, pasi “modeli i pakapshmërisë gjeografike” e bën të vështirë identifikimin e saktë të rezidencës ose vendndodhjes së tij. Zhao raportohet se është rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zhao takim me Ramën në 2022, u gëzua për angazhimin e kryeministrit për kriptovalutën

Në 26 nëntor 2022, bosi i “Binance” Chanpeng Zhao mbërriti në Shqipëri. Ai u takua me kryeministrin Edi Rama. Referuar legalizimit të krijimit të kuadrit ligjor dhe infrastrukturës për bursën e kriptovalutave në Shqipëri, Zhao komentoi në “Twitter” se adoptimi i kriptovalutave është një proces që nuk do ndalet kurrë. “Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtyrja përpara e adoptimit të kriptovalutave nuk ndalet kurrë”, shkroi Zhao në postimin e tij. Takimi në fjalë nuk u raportua nga Kryeministria. Për shkak se kriptovalutat po kthehen në një problem serioz të ekonomisë botërore, ky takim ngjalli mjaft dyshime për temën e bisedës dhe qëllimet mes palëve.

 

 

Etiketa: McGonigalMikuRamaZhaos

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Kombëtarja U-21/ Bushi shpall listën për miqësoren ndaj Bullgarisë: Kemi ekip të fortë…

Kombëtarja U-21/ Bushi shpall listën për miqësoren ndaj Bullgarisë: Kemi ekip të fortë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com