GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Po ‘Gjushit të Tiranës’ pse nuk i hyn gjemb në këmbë?

16:03 - 08/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Po ‘Gjushit të Tiranës’ pse nuk i hyn gjemb në këmbë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur në seancën e parlamentit ku diskutohej për raportin e diskriminimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij se ka ndërtuar një piramidë të zezë diskriminimi në vend.

Gjatë fjalës së tij, Berisha përmendi edhe arrestimin e Vangjush Dakos, duke akuzuar se pse Erion Veliaj nuk ndëshkohet njësoj si Gjushi.

‘Gjushi arrestohet dhe burgoset për një tender, me meritë të plotë i arrestuar, për një pallat me meritë të plotë. Po ky Gjushi i Tiranës, i cili mashtron ka vjedhur faturat e 1 mln fidanëve, çfarë pëson ky. Çfarë flasim këtu për diskriminim. Gjushiburgoset për një pallat, se janë shtuar disa kate dhe e meriton plotësish, por ky Gjushi i Tiranës që ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate. Kalon pa hy ferra në këmbë’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në parlament.

FJALA E PLOTË

Të diskutosh për diskriminimin në këtë parlament është hipokrizi e madhe, është shaka bajate, pasi në rast se pranohet se kushtetuta dhe ligjet janë garancia e qytetarëve për barazi para  tyre, në Shqipëri, Kushtetuta është një letër pa vlerë, ligjet sipas kreut të këtij regjimi mafioz, janë kinezëri.

Natyrisht nuk mund të injorohet se në këtë piramidë diskriminimi, ata që e pësojnë më shumë se gjithë të tjerët janë pakicat dhe nuk mund të ndodhë ndryshe, sepse pabarazia para ligjit, dhunimi i kushtetutës, nxit të gjitha format e racizmave, nxit të gjitha format e diskriminimit.

Është e sigurtë se romët, egjiptianët dhe anëtarët e pakicave të tjera në shumë aspekte janë dhe qytetarët më të diskriminuar të Europës. Por thashë dhe njëherë, ky shtet është shteti mafioz i piramidës së diskriminimit. I trajtimit me 2-3 standarde të qytetarëve shqiptarë. Nëse i hedhim një sy luftës kundër korrupsionit, ajo është një shkallare turpi.

Edi Rama i cili firmos aferën prej 420 mln euro të djegësave, në fakt shumë më tepër se kaq, që e shet këtë aferë si në takime e stërtakime, si sukses të Shqipërisë, në fakt të xhepit të tij. Edi Rama që firmos në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimeve këtë aferë, që ua shet shqiptarëve si për garanci. Edi Rama që shpall për shkak të ndërmarrjes së tij, ndryshimin e strategjisë së vendit për plehrat, bën demagogun dhe hiqet sikur drejton luftën kundër korrupsionit, në një kohë kur ai është gjeneratori numër 1 i korrupsionit në Shqipëri. Në një kohë kur ai është arkitekti i sistemit të korrupsionit në këtë vend.

Ata nënpunës dhe ish-punonjës që janë në burg për shkelje të ligjit, sigurisht që e meritojnë dënimin, por shkalla e diskriminimit të tyre në raport me Edi Ramën është sa Everesti, është e jashtëzakonshme. Por kjo nuk është vetëm me Edi Ramën. Nëse një punonjëse dënohet se ka marrë 30 mijë euro për një tender dhe e meriton plotësisht dënimin, Olta Xhaçka që ka marrë investimin strategjik prej dhjetëra milionë eurosh në shkelmim flagrant të ligjit dhe kushtetutës mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti. Mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti sepse normat morale të tyre janë normat e hajdutëve. Ligji dhe kushtetuta për këta nuk ekzistojnë. Ku nuk figurojnë emrat e këtyre ministrave në aferat e turpshme korruptive.

Gjushi arrestohet dhe burgoset për një tender, me meritë të plotë i arrestuar, për një pallat me meritë të plotë. Po ky Gjushi i Tiranës, i cili mashtron ka vjedhur faturat e 1 mln fidanëve, çfarë pëson ky. Çfarë flasim këtu për diskriminim.

Gjushi burgoset për një pallat, se janë shtuar disa kate dhe e meriton plotësish, por ky Gjushi i Tiranës që ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate. Kalon pa hy ferra në këmbë. Gjushi, ky kriminel elektoral që meriton vetëm për atë, çdo dënim, dënohet për një tender se e ka shumëfishuar shumën.

Po Gjushi i Tiranës që u vjedh qytetarëve të Tiranës, për ndërmarrjen e tij dhe të Edi Ramës, në çdo ton plehra nga 11 euro që është në kontratë, 29 euro, u vjedh 18 euro. Ky shtron darka, dreka, pritje, përcjellje. Ky është vendi i diskriminimeve më të tmerrshme.

Punonjësja e shëndetësisë që mori 30 mijë euro ryshfet, meriton plotësisht dënimin. Por shefja e saj, që me vjedhjet në dhjetëra tendera është shkak madhor i 20 mijë jetëve të humbur nga vettingu.

A e dini ju se KLSH-ja prej muajsh e muajsh, i ka dorëzuar zonjës që nuk është këtu, edhe mirë bën që ikin, se kur më rrinë këtu mbrapa shpinës, nxijnë fare, prishin peizazhin.

Pra, e vërteta, ja mbyll Edi Rama, ja ka dorëzuar skapit, por skapin e programon Edi Rama, është aktakuzë më dirigjencë, me regji. KLSH-ja e ka gjetur zonjën abuzive më shkallën më ekstreme, por e mbron Edi Rama.

Po Ballukja që është hajdutja më e madhe bashkë me Edi Ramënnë fushën e energjisë në Ballkan dhe Europë, që zbraz digat. Shet energji me çmim 3-4 herë më të lirë se në bursë.

A po flasim për diskriminimin, nëse këto nuk janë të vërteta, po. Por të gjitha janë të vërteta.

Ja pra këto janë, keni ndërtuar piramidën e diskriminimit në këtë vend, piramidë turpi. Në kërkim Gentjan Sharra. Gentjani tjetër këtu drejton grupin parlamentar. A nuk është ky një diskriminim i turpshëm. 54 bileta udhëtime me kapon e trafiqeve, Begon. A nuk është ky një diskriminim. Me dhjetëra gjykatës kanë dorëzuar mandatet se janë ulur e kanë pirë kafe me ndonjërin prej tyre.

Pse i bëni këto seanca me kaq hipokrizi kur e dini se dilni më të zi se sa më nuk bëhet. Pse i fusni

në rend dite këto çështje, gjoja keni preokupim ju. Keni preokupim të madh diskriminimin në një kohë që keni ndërtuar piramidën më të zezë të diskriminimit në këtë vend.

Flisni pak, ku janë këto të tjerët, ku janë, një lloj dalin, njëlloj jeni.

Etiketa: berishaGjushiKryesore1tiranes

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Dinamo siguron shërbimet e “mjeshtrit të trofeve”

Dinamo siguron shërbimet e “mjeshtrit të trofeve”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com