GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Botërori U-20/ Një gjysmëfinale me shumë… hatërmbetje

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Botërori U-20/ Një gjysmëfinale me shumë… hatërmbetje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Botërori U-20, që po zhvillohet në Argjentinë, po shkon drejt fundit, me turneun që ka mbërritur në fazën gjysmëfinale.

Një nga ndeshjet që priten me shumë kuriozitet është ajo mes Italisë dhe Republikës së Koresë (Koreja e Jugut).

Takimi në vetvete, për shumë ‘millennials’ nuk duket ndonjë “gjë e madhe” por për tifozët e vjetër të Italisë, ekipit kombëtar “A” kryesisht, është shumë domethënës.

Sa herë që përmendet Koreja e Jugut, memoria kthehet te viti 2002, në botërorin famëkeq të zhvilluar në shtetin korean si dhe në Japoni.

Ndeshja Kore e Jugut-Itali, cilësohet në Apenine si një nga skandalet më të rënda në historinë e futbollit.

Ai takim, i gjykuar në mënyrë skandaloze, me tendencë kundër europianëve, nga ekuadoriani Byron Moreno, ishte prova e gjallë e pilotimit të një turneu madhor nga ana e FIFA-s, vetëm e vetëm për të dërguar me çdo kusht një nga vendet organizatore të atij botërori, deri në fazën gjysmëfinale.

Siç dihet tashmë, FIFA ia arriti qëllimit, duke ndihmuar koreano-jugorët që të kalonin edhe Spanjën, pothuajse në të njëjtën mënyrë.

Italianëve nuk i ka dalë inati ende sot e kësaj dite, prandaj sonte në orën 23:00, në “Estadio Unico Diego Armando Maradona”, në La Plata, “Të kaltrit e vegjël” do kërkojnë të hakmerren për vjedhjen që iu bë kombit të tyre, 11 vite më parë.

Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e luftuar, kjo prej faktit se luhet për një vend në finalen e botërorit U-20.

Ekipi i trajnerit Carmine Nunziata pritet që të mos ndryshojë shumë përsa i përket formacionit inicial, me teknikun që mund të rreshtojë, nga minuta e parë, të njëjtët lojtarë si në takimin ndaj Kolumbisë.

Desplanches pritet të jetë në portë nga minuta e parë. Zanotti, Ghilardi, Guarino dhe Turicchia, do jenë katërshja e mbrojtjes.

Rombi i mesit të fushës pritet që të përbëhet nga Prati, Giovane, Casadei dhe Baldanzi. Në sulm, favoritë për ta nisur nga minuta e parë janë Esposito dhe Ambrosino./m.b /gijotina.com

Etiketa: Boterori U-20Itali-Koreja e Jugut

Lajme të lidhura

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë
Sport

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri
Sport

Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

12:15 - 02/10/26
Para
Drafti për Asosacionin/ Berisha: Propozimi i Ramës erdhi nga sirtaret e Vuçiçit

Drafti për Asosacionin/ Berisha: Propozimi i Ramës erdhi nga sirtaret e Vuçiçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26

Tiranë, 1–2 tetor 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të...

Lexo më shumë
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26
OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

21:32 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com