GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dako do ketë fatin e Tahirit? Analistët komentojnë arrestimin e ish-kreut të Bashkisë Durrës

22:31 - 08/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dako do ketë fatin e Tahirit? Analistët komentojnë arrestimin e ish-kreut të Bashkisë Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analistët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” e komentuan akuzën e ngritur ndaj ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, si një lëshim të tij nga ana e kryeministrit. Sipas tyre, pas fitores së zgjedhjeve vendore, Rama nuk ka më nevojë për Dakon dhe arrestimi i tij po i shërben për një propagandë fantastike se kanë goditur korrupsionin edhe në radhët e PS-së.

Biseda në studio:

Abilekaj: Pse jo “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”. Jo “korrupsion” se hetimi për fshehjen e pasurisë nuk është bërë i ditur, pasi e kanë bërë paralel.

Rakipi: Rastet e shpërdorimit të detyrës, na tregojnë se është përpjekje për t’ia hedhur.

Sejamini: Mendoj se Rama është duke e lëshuar Dakon. E mori Durrësin edhe për 4 vite. Shpërdorim detyre për mua bëhet për një arsye, që mund t’i ndodhë çdokujt. Ke marrë apo nuk ke marrë veprim. Me këtë dënohesh maksimumi 7 vite. Edhe zoti Dako do të shkojë si Tahiri. Ai është i dalë jashtë loje, se ishte bërë non-grata. Ai se ka problem të futej në garë. Ai ka qenë i akuzuar që në 2018, kur ishte ministër Xhafaj. Zoti Rama sot është në presion të madh në shumë raste. Do të ketë non-grata të reja. Ambasada Britanike do të bëjë listë të re, do të ketë koka të mëdha aty, socialistë.

Hoxha: Socialistë s’kanë ngelur shumë.

Sejamini:  Rama është në presion. Akuza për “shpërdorim detyre”,  është nder më i madh që mund t’i bësh një personi. Si në rastin e Tahirit. Z. Rama po i bën nder sot, me një propagandë fantastike ku thotë: ne kemi goditur dhe nga radhët tona. Mendoj se është lëvizje e zgjuar e zotit Rama. Drejtësia po i shërben Ramës. Është një lëshim që i ka bërë shumë faktorëve. E ka hequr Dakon lehtë. Rama ka krijuar ekuilibra të rinj në Durrës, e mori këtë qytet. S’i duhet më Dako. Rama do të shkojë në 2025 në Durrës dhe do të thotë: Me Dakon jemi të ndarë. Unë e kam mbrojtur? Jo! Për një pallat e keni në burg. Kjo është për interesa politike. Diku nga shtatori do të ketë dhe peshq të mëdhenj. Dosjen ku flet Dako për përgjime është ajo e 339 dhe ku e çoi SPAK? Dihet se ku.

Hoxha: Rama nga dita në ditë e ka shtuar perceptimin ndaj të vetëve që të lëshon, të shet. Shqipëria nuk është vend i madh.

Rakipi: Mos shiko disa pronarë tv që thonë: Javën tjetër Veliaj përmbys Ramën.

Hoxha: Nuk i njoh ata.

Rakipi: I njeh mirë ti.

Hoxha: Dako me takimin që ka bërë, i fik derën atij tjetrit. Janë bërë shumë. Unë siç po rri me ty, kam qenë në tavolinë. S’më thotë dot Rama kështu. Prit se do të ketë spektakël. Në Berat Rama tha: E patë Tikun, vetëm një Tik kemi në. Ai i Poliçanit fitoi mandatin e 6.

Rakipi: Rama s’e ka problem…edhe Berisha po ashtu. Politikanët në vendet e Ballkanit, po nuk i shkeli pjesën dërrmuese, nuk shkon. Rama di ta bëjë këtë gjë më mirë.

Hoxha: Moto e Ramës: Kali që kapet, shin gjithë lëmin. Me Dakon, krijohet një vakuum në Durrës. Në zgjedhjet e ‘88 në Meksikë, u fitua në bashkëpunim me një kartel droge. E njëjta skemë është edhe këtu. Mbaruan zgjedhjet, Rama fitoi Durrësin, të gjithë Qarkun. Kush i mblidhte këta “Rrumin”, etj.? Dako pra. Bandat në Durrës nuk janë më çuna lagjesh, të fikin derën. Këtu do të jemi, do t’ia dëgjosh krismën. Po shkojnë sa buxheti i qeverisë, por nuk operojnë këtu ata.

Etiketa: DakoKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit
Aktualitet

Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit

13:33 - 17/02/26
Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut
Aktualitet

“Rama u betua për kokën e Lubisë”, Berisha: Balluku bëhet e penduar dhe hajde zëri besë asaj

13:22 - 17/02/26
SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja
Aktualitet

SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja

12:41 - 17/02/26
Para
Zjarr në fshatin Shegas në Lushnjë, Korreshi: Nevojë emergjente për… (VIDEO)

Batuta e Koreshit: Nëse PD lufton që kryetarin ta bëjë deputet, le të vijnë të shesin shalqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit
Aktualitet

Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit

13:33 - 17/02/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi në konferencën e sotme për mediat se Edi Rama nuk po mbron Mirlinda...

Lexo më shumë
Konflikti në qendrën e votimit në Fushë-Milot, policia procedon dy persona

Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

13:28 - 17/02/26
Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

“Rama u betua për kokën e Lubisë”, Berisha: Balluku bëhet e penduar dhe hajde zëri besë asaj

13:22 - 17/02/26
Armand Duka uron Pavarësinë: Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë

Armand Duka uron Pavarësinë: Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë

12:52 - 17/02/26
SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja

SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja

12:41 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com