GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rikthehet në kombëtare pas tri vitesh, Sadiku: Të përsërisim suksesin e 2016

12:48 - 09/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet në kombëtare pas tri vitesh, Sadiku: Të përsërisim suksesin e 2016
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi Armando Sadiku u rikthye të përfaqësojë kombëtaren kuqezi pas 3 vitesh mungesë.

Në konferencën për shtyp para medieve, sulmuesi elbasanas u shpreh shumë i lumtur dhe shtoi se shanset për Europian janë të shumta.

Rikthimi në Kombëtare? E prisja që do të më thërriste. Që kur u emërua më ka telefonuar dhe kemi folur. Jam shumë i lumtur sepse e prisja prej kohësh.

Përshtypja e parë? Ka çuna të rinj. Disa i njoh por ka edhe të rinj megjithëse edhe këta i njoh. Kualiteti është i madh dhe jemi të gjithë bashkë për një qëllim dhe jam shumë i kënaqur që do të jap kontributin tim në Kombëtare.

E ardhmja? Te Kartagjena kisha 1 vit kontratë. Ata më propozuan të njëjtën kontratë siç e kisha pasi janë kënaqur. U kam kërkuar kohë pasi erdha në Kombëtare dhe pasi të përfundoj këtu, do të vendos. Po shoh sepse kam edhe oferta të tjera dhe në fund do të vendos.

Mesfusha? Kemi shumë kualitet. Të shohësh se ku luajnë të gjithë, është privilegj. Nuk i kemi pasur ndonjëherë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm në çdo aksion që topat që na vijnë, t’i shënojmë. Moldavia është ekip i fortë dhe do të rrijë në mbrojtje por të mundohemi të shfrytëzojmë rastet sepse e di që do të na furnizojë mesfusha.

Shkuarja në Europian? Jam shumë i bindur dhe kam besim. Nuk ka ekipe të dobëta por grupi na lejon ta arrijmë qëllimin. Nëse kemi edhe mbështetjen e tifozëve dhe me Moldavinë e nisim me këmbën e mbarë, e arrijmë qëllimin dhe shpresoj ta arrijmë e të jem sërish protagonist.

Simbol i Kombëtares? Jam i lumtur dhe e kam vlerësuar Silvinjon pasi më thirri direkt pas firmës. Më ka treguar se do të jem i rëndësishëm në ekip dhe do të jem në dispozicion në çdo moment që do të ketë nevojë për mua. Shpresoj ta shpërblej në fushë vlerësimin që ka për mua.

Tifozët? Pa ta nuk do të shkonim. Gjithmonë jepnim 100% por pa mbështetjen e tyre dhe pritjen që na bënin, nuk e arrinim. I bëj thirrje të gjithëve që të na mbështesin sepse kemi nevojë dhe ua shpërblejmë në fushë dhe fitojmë. Shpresoj të kthejmë atmosferën e 2016.

Konkurrenca është e mirë sepse mundohesh të mos gabosh. Ne jemi futbollistë dhe pranojmë zgjedhjet e trajnerit dhe kur na jepet mundësi duhet të japim maksimumin tonë”, tha Sadiku.

 

Etiketa: kombetareSadiku

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
“Zhvillime dramatike”, Berisha: Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal

"Zhvillime dramatike", Berisha: Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal

Discussion about this post

TË FUNDIT

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron...

Lexo më shumë
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com