GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal, parku i Dajtit nuk ka roje sigurie gjatë natës (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal, parku i Dajtit nuk ka roje sigurie gjatë natës (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parku Kombëtar i Dajtit konsiderohet si një nga destinacionet turistike më atraktive të kryeqytetit, që vizitohet çdo ditë nga turistë vendas dhe të huaj. I shpallur me vendim qeverie, që në vitin 2006 si zonë e mbrojtur, aktualisht ky park menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Ndërkohë që Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit paguan çdo muaj një kompani private sigurimi për ruajtjen e objekteve të zonës. Kjo pagesë, kompanisë i bëhet për 8 orë ruajtje, në orët e natës, ndërkohë që 8 orëshi nga mëngjesi deri në drekë ruhet nga vetë institucioni.

Në teori parku ruhet me roje për 16 orë, ndërsa 8 orëshi tjetër mbetet të ruhet nga Zoti. Pra mjeshtrat e Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura kanë bërë një tender qesharak, sipas të cilit territori i Parkut Kombëtar të Dajtit duhet të ruhet, por në orare të caktuara, që përjashtojnë turnin e tretë.

Pasi ‘Piranjat’ monitoruan tre net postobllokun dhe te qendra e vizitorëve faktuan se askush nuk kujdesej për sigurinë e këtyre godinave. Për këtë shërbim, Agjencia Rajonale të Zonave të Mbrojtura ka lidhur një kontratë 12 mujore me kompaninë e sigurisë, për një roje sigurie gjatë turnit të tretë. Për të marrë një përgjigje zyrtare mbi mungesën totale të rojeve në një zonë të mbrojtur, ‘Piranjat’ iu drejtuam Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Tiranë. Sipas kreut të këtij institucioni, situata është jashtë dijenisë së tij, duke ia kaluar përgjegjësinë AKZM. Nga ana tjetër, titullarja e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura këmbëngul se një problematikë e tillë nuk ekziston. Fakti është që ‘rangersat’, të cilët duhet të monitoronin një nga zonat e mbrojtura më të rëndësishme të kryeqytetit mungojnë.

Dhe kur kjo ndodh dy hapa nga Tirana, imagjino se çfarë mund të presin në zonat e mbrojtura cep më cep Shqipërisë. /Syri.net/

Etiketa: dajtparkuSkandal

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Drafti i Ramës për Asociacionin, Vuçiç: Nuk ka të drejtë të propozojë

Drafti i Ramës për Asociacionin, Vuçiç: Nuk ka të drejtë të propozojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com