GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

“Njësiti” me vulë që mban peng deputetët

16:56 - 11/06/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon mbledhjen e KL-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gjergji Koja

Një ditë më parë u raportua se një grup individësh që i paraqesin si anëtar të Kryesisë së PD zyrtare, nuk pranojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të votuar një vendim për zgjedhjen e kryetarit.

Ndoshta ata e kanë të qartë se struktura e tyre që e quajnë parti, meqë kështu vendosi Gjykata, nuk ka më forume, ndaj dhe me të drejtë zgjedhin rrugën e shkurtër për të vendosur dikë në krye.

Deri më sot kishim njohur disa modele të funksionimit të PD-së, nga ai i Berishës së parë (1992-1997) dhe më pas ato të Berishës së 2 dhe 3, deri sa në 2013, ia dorëzoi partinë Lulzim Bashës.

Pastaj njohëm modelin Basha, i ngjashëm me atë të Berishës së parë në pastrimin e partisë nga ata që mendonin ndryshe nga Luli apo që ai i shihte si rivalë të brendshëm në PD.

Modelet që u aplikuan rezultuan të gjithë të dështuar në raport me prodhimin e figurave rivalizuese në këtë parti, që sot nuk arrin dot të gjejë një emër që mund të marrë drejtimin e demokratëve përtej atij të Berishës dhe Bashës, që përjashtojnë njëri-tjetrin.

Sot në PD e vulës po aplikohet një model, që s’ka nevojë për kryetar, ata duan një komandant. Kjo pasi e kanë të qartë se nuk janë parti, por një “çetë”, ndërsa 17 -ja që ka marrë frenat në dorë funksionon si njësit gueril.

Dhe si të tillë ata veprojnë, brenda dhe jashtë zyrave. Ndoshta duke i njohur nga afër, kjo është arsyeja që Gazment Bardhi, nuk nguroi ti etiketonte si “paramilitarë” ata që mbrëmjen e së martës fyen e shanë deputetë e gazetarë.

Pyetja që shtrohet është a do pranojë grupi i deputetëve, që prej muajsh i qëndrojnë fort Sali Berishës përballë, t´i nënshtrohen “njësitit gueril” të anonimëve që i komandon Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj?

Të paktën 4 deputetë: Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Gazmend Bardhi e Jorida Tabaku, me shumë gjasë do rezistojnë, ashtu sikundër mund të ndodhë që edhe të tjerë kolegë të tyre ta kuptojnë këtë situatë.

Siç po rrjedhin ngjarjet në “çetën” me vulë, çështja nuk shtrohet nëse “njësiti” politik i “paramilitarëve” do drejtohet nga Basha apo Alibeaj, por sa do munden ata të venë nën presion grupin e deputetëve që i konsiderojnë ushtarë të tyre?!

Deri më sot këta ligjvënës në emër të asaj që janë kundra Berishës, pas shpalljes non grata nga SHBA, i dhanë frymë, këtij modeli, që sot edhe i shan, edhe i fyen, edhe i kërcënon, edhe i paralajmëron, madje tenton ti mbajë edhe peng, njëlloj siç po mbajnë peng logo e vulë.

Të njëjtët do e kenë të vështirë, ndoshta edhe të pamundur të shpëtojnë siglën e marrë peng apo qoftë edhe të mbijetojnë në politikë, nëse do vendosen nën urdhërat e njësitit me 17 anëtarë.

Dhe në fund, ata ose do të mbahen mend si deputetët që shpëtuan siglën, ose si ligjvënësit që i rezistuan Berishës, por iu nënshtruan anonimëve që Basha ua la peshqesh si anëtarë Kryesie, dhe që funksionuan si “njësit”.

Etiketa: PDSeliavula

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
Fitoi në Himarë, Beleri kërkon nga qelia e burgut transferim në spital

Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

Një tjetër moment tensioni në sallën e Kuvendit ishte mes deputetes së PD Elda Hoti dhe asaj të PS Bora...

Lexo më shumë
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com