GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Emërimi i Dedes te Elbasani, flet ish-mesfushori: Ka spikatur si futbollist, si trajner do bëjë…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Emërimi i Dedes te Elbasani, flet ish-mesfushori: Ka spikatur si futbollist, si trajner do bëjë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emërimi i Nevil Dedes në stol, ka ndezur shpresat në Elbasan. Në qytet besojnë se do të jetë viti i verdhebluve. E duan kaq shumë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, aty ku mungojnë prej disa vitesh.

Entuziazëm ka edhe në radhët e ish-futbollistëve dhe sidomos atyre që kanë luajtur bashkë me trajnerin, kur ky i fundit ngriti trofeun e titullit kampion si kapiten.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, është Egert Kuçi që “skanon” zgjedhjen e bërë nga klubi. Ai vlerëson aftësitë e teknikut për të krijuar grupin, duke kujtuar edhe kohët kur luante me të në fushë.

“Të gjithë e mbajmë mend kur Elbasani u shpall kampion dhe Nevil Dede ngriti trofeun si kapiten. Unë sapo isha afruar në ekipin e parë dhe ishte ai që u qëndronte mjaft pranë të rinjve, duke krijuar frymën e grupit si kapiten në skuadër. Jam i bindur se të njëjtën frymë do të krijojë edhe tani si trajner tek Elbasani.

Ka spikatur dikur si futbollist në këtë ekip dhe tani do të bëjë diferencën edhe si trajner, gjë që e ka treguar edhe te skuadrat e tjera ku ka trajnuar”, u shpreh fillimisht Egert Kuçi. Më tej, në lidhje me objektivat që do të ketë Elbasani, ai nuk e vë në dyshim se me përkrahjen që do t’i japin të gjithë, skuadra vitin tjetër do të jetë në Superiore.

“Dede, që ditën e parë që u prezantua, riktheu entuziazmin në këtë qytet sa i përket futbollit duke pasur një mbështetje të madhe nga ana e tifozëve. Nëse deri tani vinin në stadium tre mijë tifozë, jam i bindur se ky numër do të trefishohet dhe kjo do të jetë një ndihmë e madhe për ekipin. Nga ana tjetër di që financat do të jenë të shëndosha dhe nuk ka arsye pse skuadra të mos ngjitet më lart.

Të gjitha hallkat duket se po funksionojnë më së miri”, vijoi më tej ish-futbollisti i Elbasanit. Në lidhje me merkaton, Kuçi shprehet se ajo duhet të fokusohet kryesisht te lojtarët e Superiores. “Tani punët e merkatos i di më mirë trajneri me stafin dhe drejtuesit, por normalisht për të pasur një ekip që të mos vërë në diskutim ngjitjen duhen lojtarë nga Superiorja.

Nga informacionet që kam, di që janë piketuar disa. Mendoj që Dede do të dijë të zgjedhë ata që i duhen për të arritur objektivat”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën, Egert Kuçi, i cili aktualisht është trajner moshash tek ekipi i AF Elbasani./PanoramaSport

Etiketa: AF ElbasaniEgert Kucinevil dede

Lajme të lidhura

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia
Sport

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Para
Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet në Mal të Zi, që nga 2006…

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet në Mal të Zi, që nga 2006...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

11:46 - 06/10/26

Një aksident fatal në punë ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme në rrugën Coletti, në zonën Rivabella...

Lexo më shumë
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26
Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com