GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi 570 mijë euro/ Gjykata e Apelit lë në burg ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi 570 mijë euro/ Gjykata e Apelit lë në burg ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi arrestin në burg për Milena Derajn, ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, e cila ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 570 mijë euro.

Deraj e cila u arrestua rreth një muaj më parë kishte përvetësuar 340 mijë euro nga njëri rast dhe 230 mijë nga tjetri. Milena ka shfrytëzuar pozicionin e saj të punës, pasi mësohet se të pakën deri në vitin 2021 ka punuar ekonomiste në bankën e Shqipërisë, në rrjetet sociale shpërndan foto teksa ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë anëtare e FRESSH dhe poston foto edhe me politikanë të ndryshëm.

Deraj ka pretenduar se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng. Në sallën e gjyqit, Deraj tha se pas rrëmbimit fshihej familja Ferracaku, që u përfshi në masakrën e Velipojës, ku pas sherreve për çadrën, pati përleshje me armë dhe viktima. Po ashtu ajo kërkoi mëshirë para togave të zeza me pretendimin se ishte nënë e një fëmije të mitur.

Rasti i parë

30-vjeçarja Milena Deraj ka arritur të mashtrojë tre persona të përfshirë në “Masakrën e Velipojës”. Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e një gjyqi në vitin 2021 që Ferracakët kanë për masakrën e Velipojës në një hotel.

Ajo u ka premtuar se do të mbyllte çështjen në gjykatë kundrejt parave. Kur familja ka kuptuar që është mashtruar nga 30-vjeçaraja, ata e kanë kërcënuar. Për pasojë policia ka shpallur në kërkim Hasan Ferracakun, Abedin Ferracakun dhe Shyqyri Ferracaku.

Mësohet se ka qenë vetë Deraj e cila është paraqitur në Polici ku dhe ka denoncuar Verracakët me pretendimin se e kanë kërcënuar dhe kanosur.
Sherri që solli masakrën me armë në Velipojë në qershor të vitit 2021

Katër jetë u shuan mbrëmjen e 22 qershorit të vitit 2021 në Velipojë si pasojë e një konflikti për shezlongët. Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” u konflikt ar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlongët në plazhin e Velipojës. Si pasojë mbeti i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj. Nga plumbat mbeti i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim  Ferracakut bashkë me një tjetër person.

Rasti i dytë

Milena Deraj ka mashtruar gjithashtu edhe shqen e saj, duke i marrë plotë 230 mijë euro. Ka qenë shoqja ajo që e ka denoncuar në polici Milenë.
Milena Deraj i ka marrë 230 mijë euro shoqes të cilës i kishte premtuar, se këto para, do t’i investonte në bono thesari.
Shoqja e mashtruar, i ka dhënë me besim përgjatë një viti, shuma të ndryshme parash, që në total arritën në 250 mijë euro, me qëllimin që Milena Deraj t’i investonte në bono thesari, për të përfituar më tej nga interesat.

 

 

 

Etiketa: Banka e ShqiperiseBurggjyklata e apelitgjyqKryesore1MilenaMilena Deraj

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Para
Zbardhet dëshmia/ Bleu vota për zgjedhjet vendore, burg për Klodian Kapidanin

Zbardhet dëshmia/ Bleu vota për zgjedhjet vendore, burg për Klodian Kapidanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volkswagen...

Lexo më shumë
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com