GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal! Shpenzuan me dhjetëra mijëra Euro për apartamentin por mbetën jashtë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal! Shpenzuan me dhjetëra mijëra Euro për apartamentin por mbetën jashtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Stop” ka shkuar në Astir për problemin e Vladimir Hysës, i cili në vitin 2012 bëri porosi një apartament në katin e dytë në pallatin që ndërtonte firma “Jon sh.p.k” me administratore Vjollca Hoxholli. Por në përfundim të pallatit, ky apartament u zu nga një tjetër person.

Denoncuesi Hysa tregon se duke qenë se punimet mbetën në gjysëm, ai investoi vetë në dyer, dritare e pllaka, që sot i gëzon dikush tjetër.

Denoncuesi: Ne në vitin 2012 kemi bërë kontratën dhe në vitin 2017 jemi likujduar komplet, i kemi dhënë Vjollcës para të thata, tek noterja Anila Kaçupi 45 mijë Euro. Jetonim në Gjermani, vinim, shikonim punimet. Më vonë, kur morëm vesh që burri i saj ka vdekur dhe Vjollcën e kishin arrestuar, u ktheva prapë në Shqipëri dhe e takova Vjollcën në gjykatë e i thashë që “më the se për 6 muaj do ta marrësh certifikatën e shtëpisë, tani si shkon kjo punë. Më tha mua “ti punimet e hyrjes tënde do t’i bësh vetë”. Më dha çelësin e shtëpisë inxhineri, si derën e jashtme dhe të brendshme dhe fillova punimet. Këtu lashë vëllanë se unë jetoj në Gjermani dhe aq kohë kisha. Më vonë, në vitin 2021 kam ardhur prapë këtu. Bëra të gjitha dritaret, më kushtuan 1 mijë e 800 Euro. Pastaj porosita për ta vënë këtë të ballkonit kur më thanë se ma kanë shpërthyer derën. I pyeta se “kush”.  Më tha “njëri që jeton këtu afër”. I thashë “po kush ja ka dhënë çelësin”. Më tha “se ja kanë dhënë njerëzit e vet”.

Me bashkëshortët Hysa, Vladimir dhe Valentina, “Stop” shkoi tek apartamenti ku Isufi, që e kishte marrë apartamentin ia ka shitur dikujt tjetër që jeton tashmë aty.

Gazetarja: Tani, nuk ju lënë që të hyni brenda. Ku po jetoni?

Denoncuesi: Unë po jetoj tek “Jordan Misja”, tek burgu, tek shtëpia e tim vëllai. U ktheva për të jetuar këtu. As paratë nuk po na i japin.

Denoncuesja: Ne e kemi blerë në momentin që ka qenë karabina, i kam të gjitha me fotot.

Gazetarja: A keni pasur ndonjëherë kontakt me këta këtu?

Denoncuesja: Jo, këto e kanë blerë. Punë me këta nuk kam, por me Isufin.

Më pas “Stop” ju drejtua Kadastrës, ku na u tha se për këtë apratament është bërë legalizimi dhe certifikimi në emër të zotit Isuf Koltraka nga Drejtoria Rajonale Rurale 2, në bazë të një kontrate porosie me “Gora shpk”.

Përfaqësuesja ligjore, e firmës, Alberta Gega, thotë se shkelja është bërë nga Kadastra dhe pronarët janë bashkëshortët Hysa.

Përfaqësuesja e “Jon sh.p.k”, Alberta Gega: Në këto kushte, ne si studio e kemi marrë përsipër për t’i dhënë zgjidhje. Ky apartament i është shitur Vladimir dhe bashkëshortes, familjes Hysa dhe Isuf Koltraka ka pasur një kontratë me shoqërinë “Gora” kur pallati nuk kishte filluar dhe ishte projektuar për ta ndërtuar shoqëria “Gora”. Kontratat e porosisë janë kontrata paraprake dhe prandaj ligji e ka bërë që kjo kontratë porosie i nënshtrohet kontratës përfundimtare dhe në kontratën përfundimtare shikohen të gjitha marrëdhëniet që kanë pasur palët nëpërmjet kësaj kontrate. Në rastin konkret, ASHK-ja, nuk ka marrë informacion tek shoqëria dhe nuk ka marrë opinion në shoqëri nëse ky Koltraka që ka këtë apartament sipas atyre të poseduar, por në fakt nuk e posedonte, por e kishte dhunuar apartamentin, ai sektor legalizimi, në momentin që i vjen kjo kontratë duhet të shikojë se kush është sipërmarrësi –“Gora”, po ti ja ke legalizuar objekti që ka ndërtuar Joni, ku lidhen këto të dyja bashkë? Si e ke likuiduar vlerën e apartamentit, si e ka provuar ai që e ka të likuiduar kur nuk ka as faturë tatimore, as mandat arkëtimi, as mandate bankare, asgjë. Në këto kushte, ne jo vetëm për të mbrojtur shoqërinë, por kemi marrë përsipër që të mbrojmë interesat dhe të këtij zotërisë, familjes Hysa sepse ndjejmë si detyrim që duhet ta sistemojmë./TV Klan

Etiketa: apartamentiDenoncimiSkandal

Lajme të lidhura

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)
Aktualitet

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Para
FOTO/ Modelja shqiptare shfaqet topless

FOTO/ Modelja shqiptare shfaqet topless

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese
Breaking Views

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26

Nga Irena Beqiraj/ Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga "poli -agjentët" grekë...

Lexo më shumë
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomholiganbet