GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zhgënjejnë pagat”, bien në raport me fundvitin. Me bazë vjetore rritja reale, vetëm 2%

11:33 - 13/06/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zhgënjejnë pagat”, bien në raport me fundvitin. Me bazë vjetore rritja reale, vetëm 2%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse vendi është futur në një garë të ethshme rajonale të rritjes së pagave, të udhëhequr nga kryeministri, si dhe bizneset po detyrohen të paguajnë më shumë për të frenuar ikjen e punonjësve, rritja reale e pagave në tremujorin e parë të këtij viti ka qenë minimal.

INSTAT bëri të ditur se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2023, është 64.706 lekë, duke u rritur me 9,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Teksa inflacioni mesatar për të njëjtën periudhë është rritur me 7.2%, ndryshimi real i pagave është vetëm 2%.

Ndërsa në krahasim me fundin e vitit, kur paga mesatare në ekonomi arriti rekordin e 66,014 lekëve, në tremujorin e parë paga ka rënë me 2%. Përgjithësisht në tremujorin e fundit ka një rritje më të lartë të pagës mesatare për shkak të shpërblimeve të fundvitit, por rënia me bazë tremujore në muajt e parë të këtij viti është më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ra me vetëm 0.5%, ndërsa në tremujorin e parë 2021 tendenca kishte qenë rritëse në raport me fundin e 2020-s, me 1.9%.

Tkurrja e pagës me bazë tremujore është më e forta që nga tremujori i tretë 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Paga mesatare bruto për aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, si ndër aktivitetet me pagë mesatare më të ulët se paga mesatare në nivel kombëtar, ka patur rritjen më të lartë, prej 14,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Gjatë tremujorit të parë 2023, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Në muajt e parë të këtij viti, kryeministri Edi Rama ushtroi “presion” mbi bizneset që të rrisnin pagat e punonjësve të tyre, ndërsa premtoi se pagat e administratës brenda dy vitesh do të kapnin mesataren e rajonit prej rreth 900 euro.

Por, deri tani vetëm administrata e larta ka arritur që t’ia kalojë rajonit, ndërsa paga mesatare në ekonomi vijon të mbetet rreth 30-40% më e ulët se në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut e Bosnjë Hercegovinë./ MONITOR

Etiketa: me e uleta ne rajonShqiperizhgenjen paga

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Çfarë ndodhi? E dashura e Don Xhonit përfundon në spital

Çfarë ndodhi? E dashura e Don Xhonit përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pati një telefonatë "shumë konstruktive" me të dërguarin e paqes të Donald...

Lexo më shumë
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com