GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Turistët sjellin ‘GHB’ në Dhërmi, droga që nxit përdhunimin/ Eksperti: Përgatitet nga detergjentet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk është vetëm Irani që na ka sulmuar”/ Karamuço paralajmëron: Priten arrestime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turistët e huaj të arrestuar ditët e fundit në Dhërmi, nuk janë thjesht shpërndarës kanabisi, por policia u ka gjetur atyre një lloj narkotiku “GHB”, që sipas ekspertit kriminalist Ervin Karamuço, është një drogë që nxit abuzimin seksual tek te rinjtë.

Nëntë turistë u arrestuan në 10 ditët e fundit në Dhërmi, të cilët punë parësore në vendin tonë kishin shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta sintetike. Në mesin e të arrestuarve janë 4 anglezë, 1 spanjoll, 1 brazilian, 1 italian dhe 2 argjentinas. Atyre u janë gjetur sasi të konsiderueshme dozash ‘GHB’ – Gamma Hydroxybutyrate, një drogë me efekt kënaqësi deri në abuzim seksual, e cila sipas kriminalistit Ervin Karamuço mund të sjell edhe vdekjen.

“GHB është lëndë narkotike që ne i themi narkotiku i abuzimin seksual, i përdhunimeve, për shkak se krahas euforisë dhe eksitimit të trupit jep edhe halucinacione, në të cilat ti jep mesazhe që kërkon të hysh në marrëdhënie me një partner, ndërkohë që këto keqkuptohen dhe më pas përmes tyre abuzohet me këta të rinj”, tha Karamuço në Report Tv.
Por çfarë rrezikojnë të rinjtë me përdorimin e kësaj lënde narkotike që brenda vendit tonë është e rrallë.

“Kalon pastaj në gjendje kome, arrest kardiak e deri në vdekje. Janë lëndë depresante, në përzierje me alkoolin e dyfishojnë, trefishojnë efektin e tyre dhe kjo bënë më të rëndë”, tha Karamuço.

Prodhimi i GHB është i thjesht dhe përbërja e saj janë kombinimi i disa detergjentëve.

“Mund të prodhohen me disa lloj detergjentesh kimik që ne pastrojmë tualetet në shtëpitë tona dhe mësohet lehtë përgatitja e tyre edhe në disa faqe ku ka instruksione nga interneti, por janë të rrezikshme”, u shpreh Ervin Karamuço.

Turistët kanë mundur ta fusin drogën GHB përmes pikave tona kufitare dhe rrezikon ta kthejnë në trend.

“Ka dështuar pra kontrolli kufitar dhe i është lënë në dorë vetëm oficerëve të policisë kriminale, sidomos të Vlorës, për të bërë survejimin dhe arrestimin e tyre. Ky trend që duket i përkohshëm mund të na kthehet në fenomen real, të qëndrueshëm edhe për përdorim vendas”, tha Karamuço.

Shqiptarët, në pjesën më të madhe të rasteve janë përdorues të kanabis sativa dhe kokainës, por nuk janë frekuentues të kësaj lënde narkotike

Etiketa: DhermighbKaramuconarkotikeTuriste

Lajme të lidhura

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit
Aktualitet

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Para
‘Gjashtë pyetje KQZ-së, për korruptimin e pajisjeve të votimit’

Festa e kartelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com