GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Armë dhe drogë në banesë, arrestohen dy persona në Korçë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Armë dhe drogë në banesë, arrestohen dy persona në Korçë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë rënë Minella Pleqi 22 vjeç dhe Gjergji Renja 32 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pas hetimit 5 mujor nga ana e policisë, u zbulua se këta dy të arrestuar merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike si dhe zotëronin armë zjarri dhe municion pa leje.

Njoftimi i policisë

Korçë/Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, kokainë, kanabis, fidanë kanabis, llamba led dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Finalizohet pas 5 muajsh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Night sales”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në qytet, posedonin armë zjarri dhe municion luftarak në banesën e përbashkët të tyre, vihen në pranga 2 shtetas njëkohësisht edhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas në qytetin e Korçës, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, posedonin armë zjarri dhe municion pa leje si dhe në banesën e përbashkët të tyre, kishin kutivuar kanabis në gota plastike, kanë referuar materialet në Prokurori e cila regjistroi procedimin penal për rastin.

Pas një hetimi proaktiv të thelluar 5-mujor, të kryer nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Night sales”.

Si rezulat i këtij operacioni u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. P., 22 vjeç dhe Gj. R., 32 vjeç, të dy banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm në lagjen nr. 10, Korçë, ku gjatë kontrollit fizik të shtetasit M . P., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Rang Rover” në përdorim të shtetasit Gj. R., u gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga këta dy shtetas, policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë; 2 krehra të armës së zjarrit; një sasi municioni luftarak; fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led; 363.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 peshore elektronike me mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe një sasi lekësh që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ArmedrogeKorçë

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë
Aktualitet

Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

23:00 - 04/06/26
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit
Aktualitet

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

20:55 - 04/06/26
Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon
Aktualitet

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

17:30 - 04/06/26
Para
Luizi ‘godet’ Efin: Ka strategji, bën kot si viktimë

Bashkë me këngëtaren e njohur/ Çfarë planesh ka ish-banorja e Big Brother? (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

23:37 - 04/06/26

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

23:00 - 04/06/26
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

20:56 - 04/06/26
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

20:55 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom