GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të…

16:50 - 14/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arkivoli me trupin e Silvio Berlusconit arriti në katedralen në Milano pak pas orës 15:00 dhe vetura në të cilën u transportua kufoma u pasua nga një kolonë e madhe.

Sipas mediave italiane, të pranishëm në katedrale ishin 2300 zyrtarë që kanë arritur për lamtumirën e fundit të politikanit italian.

Flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe anëtarët e familjes, duke përfshirë fëmijët dhe ish-bashkëshorten e ish-kryeministrit italian, u ulën në rreshtin e parë të katedrales, shkruan La Repubblica.

Përveç zyrtarëve lokalë, për t’i dhënë lamtumirën italianit kanë arritur edhe zyrtarë nga Brukseli, si dhe presidenti i Irakut, emiri i Katarit dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Katedralen e kanë mbushur edhe zyrtarë nga bota e sportit, ndërsa italiani La Stampa shkruan se për varrimin kanë arritur presidentët e Interit, Napolit dhe Lazios, ndërsa jashtë sheshit është “pushtuar” nga tifozët më të zjarrtë të Milanit.

Para mbërritjes së arkivolit në katedrale, Berlusconi u përcoll nga vila në Arcore, ku ishin mbledhur edhe një numër i madh qytetarësh.

“Ka vetëm një president”, bërtiti një nga të pranishmit, raportojnë mediat italiane.

Pasi vetura me arkivol u largua nga vila, ajo mbërriti në sheshin para Katedrales së Milanos, ku iu bë edhe nderime ushtarake, pas së cilës arkivoli u fut në katedrale, i shoqëruar nga gjashtë anëtarë të Karabinierëve.

“Ky akt u prit me duartrokitje të gjata nga më shumë se dy mijë zyrtarë në katedrale”, shkruan La Stampa.

Ceremonia e varrimit u drejtua nga kryepeshkopi i Milanos, Mario Delpini, i cili tha se Berluskoni ishte një njeri i jetës dhe i dashurisë.

“Berlusconi ishte sigurisht një politikan, por edhe një biznesmen që ishte në qendër të famës, çfarë mund të themi për të në këtë moment lamtumire dhe lutjeje, ai ishte një njeri me dëshirë për jetën, dëshirë për dashuri dhe gëzim. Ai është burrë dhe tani takohet me Zotin”, tha Delpini.

Pas përfundimit të ceremonisë në katedralen e Milanos, trupi i Berlusconit duhet të digjet sipas dëshirës së familjes.

Hiri i trupit të ish-kryeministrit italian do të dërgohet në mauzoleumin e familjes në mjediset e vilës në qytetin verior të Arcore.

Etiketa: amaneti i fmailjesBerlusconi

Lajme të lidhura

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume
Aktualitet

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

10:43 - 03/02/26
“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë
Aktualitet

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

10:31 - 03/02/26
Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit?
Aktualitet

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit?

10:11 - 03/02/26
Para
Dita nis me ulje temperaturash, por mesdita rezervon surpriza

Parashikimi i motit, ja kur nisin temperaturat mbi 30 gradë/ Harta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume
Aktualitet

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

10:43 - 03/02/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se socialistët do të presin deri në darkë për një...

Lexo më shumë
“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

10:31 - 03/02/26
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala

Infantino kërkon heqjen e pezullimit të Rusisë: Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt

10:21 - 03/02/26
Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit?

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit?

10:11 - 03/02/26
Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

09:52 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com