GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mashtrimi 1.2 milionë euro tek Financat: Sekretari i Përgjithshëm i lirë, në burg qytetari

16:57 - 14/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Mashtrimi 1.2 milionë euro tek Financat: Sekretari i Përgjithshëm i lirë, në burg qytetari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej shumë vitesh, qytetarët kanë akuzuar sistemin e drejtësisë se tregohet shumë i butë me zyrtarët e përfshirë në korrupsion e shkelje të tjera penale dhe shumë i rreptë me qytetarët.

Për fat të keq, Reforma në Drejtësi, e cila u propagandua se do të sillte “drejtësinë e re” vijon me të njëjtën qasje. Rastet janë të shumta.

Një rast drejtësie me standarte të dyfishta po zhvillohet edhe këto ditët e fundit. Personazhe kryesore janë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, dhe qytetari Ilir Thana.

Ata të dy akuzohen se kanë ndërtuar një skemë shpërblimi financiar, e cila i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm në vlerë 1.2 milionë euro.

Por, megjithëse janë të përfshirë në të njëjtën dosje hetimore e gjyqësore, fati i tyre personal është shumë i ndryshëm.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Financave tashmë është i lirë dhe me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”. Ndërsa qytetari Ilir Thana vijon të jetë në burg dhe kërkesat e tij për liri rrëzohen në mënyrë të njëpasnjëshme nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

I njëjti “hall”, fate të ndryshme

Pak javë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Ilir Thanës për një masë sigurimi më të butë. Ai mbahet në “arrest me burg” prej nëntorit të vitit 2022.

Diçitura: Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Thana për lirim nga burgu
Diçitura: Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Thana për lirim nga burgu

Pak kohë më pas, e konkretisht në dhjetor 2022, gjykata e Tiranës vendosi arrestimin e numrit 2 të Ministrisë së Financave dhe njeriun përgjegjës për fondet buxhetore, Arlind Gjokutaj.

Në Mars 2023, Gjykata e Apelit e ndryshoi masën e sigurisë për Gjokutaj, duke e vendosur në “arrest në shtëpi”.

Në fund të majit 2023, Gjykata e Tiranës pranoi një tjetër kërkesë të zyrtarit të lartë për zbutjen e masës së sigurisë, duke caktuar “detyrim për paraqitje”.

Skandali 1.2 mln euro

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për mashtrim dhe vjedhje, në bazë të një kallëzimi të dorëzuar nga Banka Amerikane e Investimeve (BIA).

Personat e kallëzuar nga kjo bankë ishin përmbaruesi privat Alban Ruli, përfaqësues i Zyrës Përmbarimore ARB dhe Ilir Thana, i cili është përfituesi si kreditor i shumave të parave.

Historia e këtij skandali shtrihet thellë në vite dhe që u shpërfaq në formën më të gabuar gjatë vitit 2022, referuar dosjes hetimore.

Diçitura: Historia e skandalit financiare sipas dosjes hetimore
Diçitura: Historia e skandalit financiare sipas dosjes hetimore

Më datë 23.04.1992, është lidhur kontrata e shitjes së një magazine të Artikujve Industriale bashkë me truallin prej 187.5m2, për vlerën e përgjithshme 103.046 lekë midis shitësit, Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar Tiranë dhe blerësit, Ilir Thana.

Me vendimin nr.135, datë 12.06.1995 të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Tiranë është vendosur midis të tjerave, që kjo magazinë, shitur shtetasit Ilir Thana, t’i kthehet shtetasve Servet Libohova etj.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e saj nr.16, datë 14.07.2000 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, duke bërë konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitjes lidhur mes Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar (e A.K Privatizimit) dhe blerësit Ilir Thana, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme.

Sipas këtij vendimi, objekti magazinë nr. 2 duhet t’i kthehej Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe kjo e fundit, së bashku me AKP-në, duhet t’i kthente blerësit Ilir Thana vlerën e objekteve të blera (magazinë dhe truall) që është 103.046 lekë të konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë është transferuar në llogaritë e z. Ilir Thana vlera prej 284.139 lekë me urdhër shpenzimi nr. 90 datë 27.02.2015. Shtetasi Ilir Thana ka tërhequr gjithë shumën e derdhur nga Ministria e Financave më datë 27.02.2015, fakt ky, që provon dijeninë e tij për ekzekutimin e plotë të vendimit gjyqësor.

Në lidhje me këtë ekzekutim, nga ana e Ministrisë së Financave rezulton se, është mbajtur një korrespondencë e gjatë dhe e vazhdueshme me Institutin e Statistikave Tiranë, ku është kërkuar koeficenti i rivlerësimit të Lek-ut për periudha të ndryshme nga viti 1992-2015.

Instat me shkresën datë 22.01.2015, i përgjigjet Ministrise së Financave se Indeksi i rivlerësimit për periudhën Dhjetor 2014 krahasuar me Korrik 2000 është 1, 5284.

Pavarësisht se vendimi është ekzekutuar sa më sipër, personi nën hetim Ilir Thana ka vazhduar përpjekjet për të marrë shuma më të mëdha parash nga Ministria e Financave.

Pas disa përpjekjeve me përmbarues të tjerë privat, i është drejtuar Zyrës Përmbarimore Private”ARB” me përmbarues privat Alban Ruli, e cila ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920.

Deri në këtë fazë rezulton se, Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thana shumën 48.118.366 lekë. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të shtetases Shpresa Prifti, motra e personit nën hetim Ilir Thana.

Nga të dhënat e sistemit bankar rezulton se, më datë 11.10.2022 në llogarinë e shtetases Shpresa Prifti është derdhur nga Ministria e Financave shuma 25.000.000 lekë. Më datë 31.10.2022, kjo shtetase ka tërhequr shumën 10.000.000 lekë.

Po kështu, shtetasi Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë në shuma që variojnë deri në 1.000.000 lekë. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022-14.12.2022.

Prokuroria ka konstatuar dhe çmuar se ka dyshime që veprimet e përmbaruesit, të funksionarëve të Ministrisë së Financave, që kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë si dëm Buxhetit të Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë, në favor të personit nën hetim Ilir Thana si kreditor në një procedurë të paligjshme ekzekutimi.

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e shumave të parave të ndodhura në llogaritë e shtetasit Ilir Thana dhe shumat e parave që kanë kaluar për këtë shtetas në llogarinë qëllimore të shtetasit Albano Ruli. Kështu janë sekuestruar në llogarinë e shtetases Shpresa Prifti shumën 1.859.920 lekë dhe në llogarinë qëllimore të Alban Ruli (përmbarues) për kreditorin (personin nën hetim) Ilir Thana, shumën 21.109.384 lekë.

Diçitura: Vendimi i Gjykatës së Lartë për personin Ilir Thana
Diçitura: Vendimi i Gjykatës së Lartë për personin Ilir Thana

Lidhur me personin nën hetim Ilir Thana dyshohet se, ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash, pasi ai kishte dhe ka dijeni se ekzekutimi i vendimit gjyqësor është bërë i plotë nga Ministria e Financave në vitin 2015 dhe ka tërhequr këtë shumë në të njëjtën ditë që shuma është derdhur në llogarinë e tij.

Për më tepër, personi nën hetim Ilir Thana, më datë 02.12.2005 me anë të kontratës nr. 2630/383 ka shitur të njëjtin objekt, për të cilin më tej, ka kërkuar vënien në ekzekutim dhe është bërë vlerësimi në rreth 150.000.000 lekë.

Nga ana tjetër, prokuroria ka konstatuar se, funksionarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën, pasi kanë bërë të mundur kalimin deri në këtë moment të shumës prej 48.118.366 lekë në llogarinë e Ilir Thana dhe Shpresa Prifti.

Në krye të listës së zyrtarëve të dyshuar nga Prokuroria si të përfshirë në këtë situatë qëndron Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Ky i fundit tashmë qëndron në liri, ndërsa qytetari vijon të jetë në burg.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Gjokutajmashtrimi

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
VIDEO/ Ariu surprizon pushuesit në plazh, shfaqet duke notuar

VIDEO/ Ariu surprizon pushuesit në plazh, shfaqet duke notuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com