GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Deputeti shqiptar citon himnin e Shqipërisë në Kuvendin serb

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti shqiptar citon himnin e Shqipërisë në Kuvendin serb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë fjalës së tij ka ngritur zërin për problemet që shqiptarët hasin në përdorimin e simboleve të kombit të tyre në shtetin serb. Ai ka kërkuar krijimin e kushteve për përdorim normal dhe të lirshëm, publik dhe zyrtar të simboleve shqiptare.

Ai solli në vëmendje se shqiptarëve të Luginës së Preshevës i është mohuar kjo e drejtë në një kohë që vendi pretendon të jetë pjesë e BE-së.

“Unë këtu mund vetëm të përmend vandalizmin ndaj flamurit shtetëror shqiptar, por detyra ime qenësore në këtë Kuvend është të pyes pse Shqiptarët e Luginës së Preshevës, respektivisht ata që jetojnë në Serbi, nuk munden lirshëm, publikisht dhe zyrtarisht të përdorin simbolin e tyre kombëtar, simbol ky që përfaqëson në thelb një pjesë të identitetit të tyre.Të gjithë ne, besoj, që synojmë anëtarësimin në Unioni evropian. Pikërisht ajo Evropë të cilën po e synojmë është e njohur për “aftësitë e integrimit e jo të shkatërrimit ose eliminimit të diversitetit”.

Deputeti Kamberi tha se inetegrimi i Serbisë në BE nuk vijë për aq kohë sa legjislatura serbe përmban ende ligje diskriminuese, teksa shqiptarët në Serbi presin që e drejta e tyre themeleore për përdorim të simboleve që i identifikojnë ato, të zbatohet nga qeveria serbe.

“Unë këtu mund vetëm të përmend vandalizmin ndaj flamurit shtetëror shqiptar, por detyra ime qenësore në këtë Kuvend është të pyes pse Shqiptarët e Luginës së Preshevës, respektivisht ata që jetojnë në Serbi, nuk munden lirshëm, publikisht dhe zyrtarisht të përdorin simbolin e tyre kombëtar, simbol ky që përfaqëson në thelb një pjesë të identitetit të tyre.Të gjithë ne, besoj, që synojmë anëtarësimin në Unioni evropian. Pikërisht ajo Evropë të cilën po e synojmë është e njohur për “aftësitë e integrimit e jo të shkatërrimit ose eliminimit të diversitetit”.Si vend i cili pretendon të jetë pjesë e BE-së, (edhe pse sot me të drejtë mund të shtrohet pyetja nëse Republika e Serbisë me të vërtetë dëshiron anëtarësimin), ky shtet duhet të eliminojë ligjet e veta diskriminuese. Njerëzit janë shpirtërisht të lidhur me simbolet e tyre identitare. Njerëzit shpeshherë, përgjatë historisë, edhe kanë vdekur për ato simbole. Prandaj, pa marrë parasysh ligjet aktuale, situatën negative politike, e cila mohon simbolet tona, unë mund të them që ne nuk do të heqim dorë nga simbolet tona identitare.

Ne, me durim do të angazhohemi dhe do të presim kur e drejta jonë identitare mbi përdorimin e lirë, publik dhe zyrtarë do të realizohet. Besojmë në një zgjidhje të këtillë sepse kjo çështje në vendet e rajonit është kryer që moti në dialog me pakicat. Deri atëherë ne as nuk do të dorëzohemi as nuk do të nënshtrohemi.

Në fund të fjalës së tij, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi recitoi disa vargje nga Himni i Flamurit i shkruar nga Asdreni, pasi siç ai theksoi angazhimi për mbrojtjen e identitetit të asaj që jemi obligohet edhe nga rreshtat e himnit tonë.

Në fund të fundit angazhimin tonë të pandalshëm për identitetet dhe simbolet na obligojnë edhe rreshtat e himnit tonë:

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmbi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

Faleminderit”, ka thënë deputeti shqiptar në parlamentin serb.

Etiketa: himni i ShqiperiseKosoveLugina e Preshevesparlamenti serbSerbi

Lajme të lidhura

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Beteja për presidentin rrezikon ta çojë Kosovën në zgjedhje të përsëritura
Breaking Views

Beteja për presidentin rrezikon ta çojë Kosovën në zgjedhje të përsëritura

15:19 - 24/05/26
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit
Kosovë & Rajon

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit

10:25 - 22/05/26
Para
Dialogu me Serbinë, Lajçak viziton nesër Kosovën

Dialogu me Serbinë, Lajçak viziton nesër Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet