GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

155 mln euro më tepër se vjet, sasia e valutës së hyrë nuk justifikon shkallën e rënies së euros

21:44 - 14/06/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
155 mln euro më tepër se vjet, sasia e valutës së hyrë nuk justifikon shkallën e rënies së euros
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në tre muajt e parë të vitit në vend hynë 115 milionë më shumë se vjet, kryesisht nga turizmi, eksportet, remitancat dhe investimet e huaja. Në po të njëjtin hark kohor valuta europiane u zhvlerësua me 1.29 pikë. Për ekspertët kjo sasi eurosh e hyrë nuk justifikon zhvlerësimin e euros në këto nivele.

“Mbiçmimi i lekut, që rrjedhimisht po sjell zhvlerësim të euros… për Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë po vijnë si pasojë e 4 faktorëve fondamentalë që janë turizmi, remitancat, eksportet dhe investimet e huaja.

Të dhënat nga Bilanci i Pagesave nga Banka Qendrore tregojnë se në tremujorin e parë të vitit të katër këta faktorë kanë pësuar rritje. duke madje shënuar nivele rekord. Por a e justifikon kjo ecuri zhvlerësimin e euros në këto nivele?”

Nëse në një periudhë të caktuar në Shqipëri hyn më shumë valutë, se sa del, atëherë prania e saj rritet, duke bërë që vlera e saj në treg të bjerë. Midis 624 milionë eurove që solli vetëm turizmi në tre muajt e parë të vitit, 308 milionë eurove të investimeve të huaja, 214 milionë eurove të emigrantëve, e llogarive të tjera që raporton Banka e Shqipërisë, Janar-Marsi pati një diferencë prej vetëm 115 milionë euro më shumë në Shqipëri se një vit më parë.

Në po të njëjtin hark kohor valuta europiane u zhvlerësua me 1.29 pikë duke rënë nga 114.5 lekë në fillim të janarit në 113.21 lekë në fund të marsit. Por a ishin 115 milionë eurot të mjaftueshme për të justifikuar këtë rënie?

“Po t’i kapësh të gjithë këta faktorë 1 e nga 1 në kohë, jam i bindur se dilet në konkluzionin se mbiçmimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros është i pajustifikuar. Në mendimin tim ka të tjerë faktorë, krahas këtyre fondamentalë po çojnë nën nënçmimin e euros”, thotë eksperti bankar Kliton Vaso.

Për të mbështetur argumentet e tij, eksperti bankar Vaso i referohet edhe kursit të këmbimit gjatë periudhës së pandemisë.

“Euro ka filluar të zhvlerësohet fuqishëm në dy vitet e fundit. Kjo ka ndodhur edhe gjatë periudhës së pandemisë ku ne nuk patëm turizëm thuajse fare. Pra ky faktor duket të mos jetë edhe aq fondamental në nënçmimin e valutës europiane. Insistoj te faktorë të tjerë informal. Vetëm dje u kap një autobus me 100 euro cash. Imagjino sa autobusë hyjnë e dalin në ditë”, shprehet Vaso.

Prej fundvitit të shkuar euro po zhvlerësohet me ritme të shpejta duke u katapultuar në nivelet më të ulëta historike. Ekspertë të tregut valutor thonë se kjo po vjen si pasojë e sasisë së madhe të euros në treg, që krahas shifrave zyrtare, lidhet sipas tyre ngushtë edhe me faktorët informalë e kriminalë.(A2)

Etiketa: eurokursi kembimittregu valutor

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Klubi i futbollit të Prishtinës gjobitet nga FFK, ja arsyeja

Klubi i futbollit të Prishtinës gjobitet nga FFK, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com