GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mes malesh por vuan për lëndë drusore, dibranët nuk përballojnë dot çmimet

15:21 - 24/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mes malesh por vuan për lëndë drusore, dibranët nuk përballojnë dot çmimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E rrethuar nga malet, por sërish vuan mungesën e lëndëve drusore. Dibra dhe dibrantët ndonëse kanë në dispozicion rreth 30 mijë hektarë pyje për shfrytëzim, qytetarët ende vuajnë furnizimin me dru zjarri. Lënda drusore për dibranët vjen nga Librazhdi me një çmim të papërballueshëm, ku një metër kub arrin deri në 9 mijë lekë, dyfish më shumë se dimri i lënë pas. Një vit më parë një metër kub arrinte shifrën 4 mijë lekë, ndërsa gjatë këtij sezoni po tregtohet me 7 deri në 9 mijë lekë për metër kub.

“Është shumë shtrenjtë, 80 mijë (të vjetra) metër/ kub. Shoh një shkëputje të bashkisë nga problemet e qytetarëve. 400 mijë është një makinë me dru që ka 7-8 metër kub”, thonë qytetarët.

Rreth 120 mijë banorë të Dibrës iu duhet të sigurojnë me vështirësi drutë e zjarrit, si një domosdoshmëri e verilindorëve për t’i paraprirë dimrit të ashpër që i pret në vazhdim.

“Jemi burrë e grua, burrin e kam të paralizuar, skam mundësi t’i blej drutë për dimër”, thanë qytetarët në Peshkopi”, shprehet një tjetër.

Për banorët mbetet ironike furnizimi i tyre nga një qytet si Librazhdi, ndërkohë që Dibra është një zonë malore ku furnizimi me dru mund të realizohet lehtësisht, por tregtarët zgjedhin t’a sjellin atë nga Librazhdi e Tirana, ndaj edhe çmimi dyfishohet për shkak të transportit. Sali Vrenezi, tregtar i lëndës drusore, pranon se ky çmim është mjaft i lartë për dibranët, të cilët vuajnë nga varfëria për shkak të ekonomisë së ulët në këtë zonë.

“I sjellë drutë nga larg kryesisht në Librazhd por edhe në Tiranë furnizohem. Vijnë trajlerët nga Elbasani, Tirana, Miloti për të mbërrit në Peshkopi. Për shkak të kostos së transportit dalin në treg me çmim të shtrenjtë”, tha tregtari Sali Vranezi.

Kryetari i Bashkisë, Shkëlqim Murrja thotë se kjo problematikë është e trashëguar nga ish-kryetari, paraardhës i tij, cili duhej të kishte hapur parcelë shfrytëzimi në fondin pyjor të Dibrës, dhe çmimi i druve nuk do të dyfishohej.

“Ka një operator të licencuar privat normalisht që çmimet janë të larta për arsyen e vetme se kostoja e transportit për të sjellë drutë nga rrethet e tjera është e lartë. Jemi në procedurë konkurrimi për të shfrytëzuar një ngastër e cila është në dispozicion të Bashkisë, prej 25 hektar mijë hektarë dhe në një kohë të shpejtë do të zgjidhet ky problem dhe kostoja e druve të zjarrit nuk do të jetë më në këto çmime të larta”, tha Shkëlqim Murrja kryetari i Bashkisë Dibër.

Dibra ka një fond pyjor prej mbi 64 mijë hektarë pyje, të ndarë në zonat e mbrojtura ku më shumë se 34 mijë hektarë janë Parqe Natyrore dhe rreth 30 mijë hektarë Pyje Bashkiake për shfrytëzim. Problematika nuk pritet të zgjidhet këtë vit, pasi nuk ka më kohë në dispozicion, në pyje nuk shkohet pasi priten reshjet e borës.

Etiketa: CmimeDibradibranelende drusore

Lajme të lidhura

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

22:26 - 22/01/26
Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar nga përplasja me kamionin
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar nga përplasja me kamionin

20:11 - 22/01/26
Tentoi të shpërndante 2.5 kg kokainë, pranga shqiptarit në Itali
Aktualitet

Tentoi të shpërndante 2.5 kg kokainë, pranga shqiptarit në Itali

19:16 - 22/01/26
Para
“Juventus ka humbur sigurinë”, habit Ancelotti: Mourinho me Romën do fitojë Serinë A

Habit Ancelotti: Ky është lojtari më i rrezikshëm në botë për momentin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)
Breaking Views

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)

23:27 - 22/01/26

U luajtën mbrëmjen e sotme, duelet e vlefshme për Ligën e Europës, ku “ligjin” duket se e bën skuadrat vendase....

Lexo më shumë
Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

23:03 - 22/01/26
Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

22:26 - 22/01/26
Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

22:17 - 22/01/26
Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

21:40 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com