GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

‘Fëmijët serbë të gatshëm të vdesin në Kosovë’, psikiatrja: Vuçiç të testohet mendërisht

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Fëmijët serbë të gatshëm të vdesin në Kosovë’, psikiatrja: Vuçiç të testohet mendërisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviç Iviç – psikiatre, tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiç synon të mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë, siç bëri Adolf Hitleri në vitin 1945. Ajo tha se presidentit serb duhet t’i bëhet një kontroll psikiatrik.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiçit se fëmijët serbë të moshës 12 dhe 13 vjeçare në Kosovë janë të gatshëm të vdesin ‘sepse janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti’, Rashkoviç Iviç tha se kjo deklaratë është e çmendur dhe e papërgjegjshme.

“Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të çmendur, të pashpirt dhe të papërgjegjshme. Të thuash se fëmijët 12 dhe 13 vjeç duan të vdesin është tipike vetëm për shtetet islamike ku mbretëron xhihadi. Kështu ishte edhe në vitin 1945 në Gjermaninë naziste, kur Hitleri nuk kishte më askënd që të mobilizonte për luftë”, tha Rashkoviç Iviç.

Siç raporton “Danas”, në pyetjen nëse presidenti Vuçiç duhet t’i nënshtrohet mbikëqyrjes psikiatrike për shkak të një deklarate të tillë, Rashkoviç Iviç tha se, si psikiatër, ajo nuk do të mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje pa një ekzaminim paraprak të tij.

“Nuk mund të jepet vlerësime për gjendjen mendore të asnjë personi pa një ekzaminim paraprak ‘tet a tet’. Sigurisht që është një deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme dhe ata që bëjnë deklarata të çmendura dihet se do të trajtohen më tej”, shpjegoi deputetja, psikiatre.

Ajo shtoi se futja e fëmijëve të mitur në konfliktet në Kosovë tregon se Vuçiç nuk ka ndonjë zgjidhje të arsyeshme për çështjen e Kosovës.

“Vuçiç e pranoi planin franko-gjerman dhe tani po thotë se fëmijët serbë janë gati të vdesin kundër atyre me të cilët ai është pajtuar me atë plan”, tha Rashkoviç.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se situata në Kosovë është “tmerrësisht e rëndë dhe se fëmijët e moshës 12 dhe 13 vjeç janë gati të vdesin, sepse të gjithë janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”.

“Nuk e duroj dot më fizikisht. Nuk mund të fle asnjë natë. Sepse ndryshe nga ju, unë e di se çfarë ndodh çdo natë në veri të Kosovës. Gjithçka po vlon. Fëmijët e moshës 12, 13 vjeç janë gati të vdesin, gjë që duhet ta parandalojmë. Janë ngopur me Kurtin”, tha Vuçiq në konferencën për media pas takimit me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar.

Etiketa: femijet te luftojne?KosovaVucici

Lajme të lidhura

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Para
Me shpejtësi skëterrë, pezullohen 118 patenta/ Ja çfarë ndodh në aksin Milot-Morinë

“Po shkoj në punë”, oficeri ndalohet për tejkalim shpejtësie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com