GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Thellohet përçarja në PD e vulës, Bardhi dhe deputetët bojkotojnë mbledhjen e Kryesisë

17:26 - 15/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në PD e vulës/ Nga Alibeaj te Gaba, ja 8 anëtarët që do përgatisin procesin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thellohet përçarja në Partinë Demokratike të vulës, sikundër njihet ajo që deri para pak javësh drejtohej nga i komanduari Enkelejd Alibeaj dhe që brenda 29 korrikut po synon të caktojë Lulzim Bashën si kryetar.

Pasditen e sotme pritet një mbledhje e Kryesisë së PD-zyrtare, e kërkuar nga 1/5 e anëtarëve të saj, por në mbledhje do të mungojë Gazment Bardhi, i cili mban funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj pjese të PD-së.

Gjithashtu pritet që në mbledhje të mungojnë edhe disa prej deputetëve, si Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, si dhe Jonila Godole, që kanë kundërshtuar procesin e njëanshëm të organizimit të zgjedhjeve në këtë parti, çka duket se çdo vendim që mund të merret sot, nuk do të njihet prej tyre.

Mësohet se në mbledhje janë 15 anëtarë, mes tyre edhe Enkelejd Alibeaj. Mbledhja e sotme është thirrur nga ata që njihen ose konsiderohen si mbështetës të Lulzim Bashës dhe në rendin e ditës janë 3 çështje:

1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSH;

2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”:

3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor; 4- Diskutim mbi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm.

Një ditë më parë Bardhi i ka kërkuar Kryesisë të mbledhë Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimet për zgjedhjet e 29 korrikut, e po ashtu edhe për miratimin e Komisionit Zgjedhor.

Bardhi përmes një kërkese drejtuar Kryesisë i bën të ditur se vendimmarrjet mund të merren vetëm ngë Këshillit Kombëtar, për të cilin thotë se është funksional dhe bazuar në statut duhet të vendosë mbi procesin e zgjedhjes së Kryetarit.

Në anën tjetër, grupi që synon organizimin e zgjedhjeve, të cilët janë identifikuar si mbështetës të Lulzim Bashës, duket se do të çojnë përpara procesin, edhe pse ata mund të përballen në Gjykatë, me kundërshtarët brenda grupimit të PD zyrtare.

Ajo që dihet deri më tani është fakti se në PD zyrtare janë disa grupime që kundërshtojnë njëri-tjetrin, ndërsa Lulzim Basha vijon turin e takimeve në zona të ndryshme, por ende nuk ka deklaruar zyrtarisht nëse do të marrë ose jo drejtimin e kësaj pjese të PD-së.

Deputetët që e kanë bojkotuar

Gazment Bardhi

Helidon Bushati

Lefter Geshtenja

Saimir Korreshi

Bledjon Nallbati

Dhurata Cupi

Dashnor Sula

Deputetët që janë pjesëmarrës

Arbi Agalliu

Kreshnik Çollaku

Flutura Acka

Orjola Pampuri

Anëtarët, mbështetës të Bashës

Jemin Gjana

Fitim Zekthi

Gentian Gaba

Endri Hasa

Indrit Sefa,

Roland Bejko,

Taulant zeneli,

Gazment Koduzi

Taulanda Jupi

Juela Hamati

Agron Kapllanaj

Kanë dhënë dorëheqjen

Jorida Tabaku

Flamur Hoxha

Oriela Nebiaj

Etiketa: BardhiKryesore1pd zyrtare

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
E RËNDË! I riu dhunon e merr zvarrë të moshuarin në Fier

E RËNDË! I riu dhunon e merr zvarrë të moshuarin në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com