GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PS nuk miraton planin hetimor të 25 prillit, përplasje të ashpra me PD

16:27 - 24/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS nuk miraton planin hetimor të 25 prillit, përplasje të ashpra me PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PS po bëhet pengesë për vazhdimin  e Komisionit Hetimor të ngritur nga PD, pasi ditën e sotme nuk miratoi planin hetimor për zgjedhjet, për mes të cilit do të analizoheshin veprimet e qeverisë gjatë fushatës dhe pas 25 prillit. Në mbledhjen e organizuara ditën e sotme mazhoranca votoi kundër planit të propozuar nga kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, pasi kërkuan heqjen e 2 dëshmitarëve të thirrur nga PD, drejtuesit e SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.

Deputet e PD dolën kundër propozimit që  hetimi për punësimet të shtrihej nga 1 janari 2020, siç kërkoi PD, por kryetari i Komisionit nuk i hodhi 2 kërkesat e PS në votim, duke cilësuar të paligjshme kufizimin e të drejtës për të hetuar. “Nuk do të hidhen në votim kërkesat për të përjashtuar zotërinjtë Kraja dhe Çela, respektivisht drejtori i SPAK dhe drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme, sepse cenon të drejtën e anëtarëve të Komisionit për të kërkuar prova dhe nuk hidhet në votim as çështja për të kufizuar kohën nga 1 janari 2020 – 24 dhjetor 2020. Ky është plani i hetimit së bashku me shtesat”, u shpreh Alibeaj.

Në debate e sipër  përfaqësuesja e PS, Blerina Gjylameti, duke mbajtur haptas anë në debatin e brendshëm të PD, tha se pas datës 11 dhjetor, komisioni do të kishte mundësinë për të patur një kryetar tjetër. “Kemi kohë edhe dy javë për të patur një kryetar, i cili do të dijë të respektojë ligjin. Data 11 e përcakton që nuk do të jetë më kryetar”, tha Gjylameti.

Në përgjigje të saj, i revoltuar Alibeaj  akuzpi mazhorancën se me votën kundër planit të hetimit, PS zbuloi skenarin për të penguar hetimin e masakrës zgjedhore, pasi pa plan hetimor, nuk mund të ketë hetim.  “Këtu ndërpritet veprimtaria hetimore, është e qartë se përse u ndërpre. U demaskua skenari. Skenari është i thjeshtë. Nuk duan të hetojnë, nuk dua të bëjnë publike atë se çka ndodhur në kundërshtim të ligjit dhe votimit të Kuvendit dëshirës së shprehur disa javë javë më parë, më 14 tetor, për këtë arsye për sa kohë që plani i hetimit nuk mund të vazhdojë më tej, kjo mbledhje nuk ka më se ç’të debatojë më tej, seanca për këtë arsye mbyllet dhe do të ketë njoftim për seancën e radhës. Do të merremi vesh sipas ligjit dhe rregullores. Fatkeqësisht ky ishte fundi i parashkruar nga ana juaj”, tha ai, duke mbyllur komisionin me 3 vota pro dhe 6 kundër për planin hetimor, çka e bënë atë të pakalueshëm për të vazhduar në praktikë.

Etiketa: PDperplasjePS

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Njihuni me të famshmit shqiptarë të shenjës së shigjetarit

Njihuni me të famshmit shqiptarë të shenjës së shigjetarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com