GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armand Shkullaku

Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit, pas publikimit të një videoje komprometuese, është një akt moral personal. Ai mori me vete përgjegjësinë e skandalit, duke dashur të mbyllë kështu një aferë personale, por të pashmangshme nga sfondi politik.

Gjykimi moralist për Safet Gjicin si individ, nuk ka asnjë vlerë. Ai, siç e thotë edhe vetë në tekstin e dorëheqjes, e ka kuptuar se nderi i jetës së tij u njollos.

Këtu problemi nuk është me një njeri, i cili pas kësaj do t’i vuajë personalisht dhe familjarisht, pasoja e një akti, që siç thotë dhe vetë, u krye me një mendjelehtësi të pafalshme.

Fenomeni që duhet analizuar, ka të bëjë me frymën dhe tipologjinë e të zgjedhurve nga populli, që Partia Socialiste ka instaluar në këto vite. Ky fenomen është i ndërtuar mbi filozofinë, se fuqia për të mbledhur vota është më e rëndësishme se sa integriteti dhe personaliteti i të zgjedhurit.

Ky i fundit, pasi ka fituar besimin e kreut të organizatës së Rilindjes dhe pushtetin që buron prej tij, e konsideron të kryer misionin e tij. Pushtetin e fituar falë emërimit nga shefi dhe investimit personal në fushatë, ky prototip i Rilindjes e konsideron tashmë një të drejtë të tij për ta përdorur si të dojë.

Duke lënë mënjanë skandalet e llojit Gjici në Kukës apo Shukriut në Dibër, janë me dhjetra raste ku deputetë apo kryetar bashkish të Rilindjes, janë zgjedhur përfaqësues të popullit vetëm me kriterin e garantimit të votave me çdo lloj mënyre. Blerje, kërcënime, manipulime, presione dhe çfarëdo forme tjetër jo demokratike.

Pasojë e këtij procesi, që ka shkatërruar konceptin e demokracisë përfaqësuese, është lista e gjatë e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive që janë peshkuar në rrjetën e demkriminalizimit, apo kanë përfunduar pas hekurave për korrupsion, trafik droge e krime të tjera.

Asnjëherë në historinë 33 vjeçare të pluralizmit në Shqipëri, një parti politike nuk ka prodhuar figura të kriminalizuara në nivelet e larta të pushtetit, se sa Partia Socialiste. Ministra në burg e ministra nën hetim, deputetë e kryetarë bashkish, që duket se nuk do të mbarojnë kurrë përsa kohë kriteri i përzgjedhjes së tyre nuk është integriteti apo personaliteti publik e politik, por aftësia për të mbushur thesin e votave që mban Edi Ramën kryeministër.

Është e pritshme që pas Gjicit, skandalet nuk do të rreshtin. Ky stan këtë bulmet ka. Rilindja, edhe kur garoi e vetme në vitin 2019, nuk iu shmang modelit që ka krijuar dhe disa kryetarë bashkish u detyruan të lënë mandatet.

Pushteti i Edi Ramës është ngritur mbi një absurd që ai vetë e ka ushqyer për vite me radhë. Kandidatët e përzgjedhur prej tij, kanë një hendek të madh formimi e kulture me mesataren e shoqërisë që i voton. E megjithatë ata ia dalin që të zgjidhen. Kryeministri mburret me ta, me dajre, batuta e tallava, duke i trajtuar votuesit si lopë që hanë çdo gjë që u vë përpara. Për të ka rëndësi pushteti dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve. Të zgjedhurit e Ramës, kur e shndërrojnë investimin e tyre në pushtet, pavarësisht nivelit mediokër që përfaqësojnë, fillojnë të sillen si pashallarë në çifligun për të cilin ia kanë paguar taksën sulltanit. Ata nuk njohin detyrim tjetër, veç kësaj takse.

Prandaj mendojnë që tenderat mund t’ua japin kujt të duan, farefisit apo banditëve që kanë përdorur në zgjedhje, të marrin ryshfetin që u takon nga ndarja e plaçkës publike e pse jo të shijojnë dhe pak jetën me të gjitha qejfet që ua lejon pushteti dhe paraja.

Safet Gjici është një pasojë e kësaj filozofie të Rilindjes mbi demokracinë përfaqësuese, prandaj nuk është dhe nuk do të jetë i vetëm. Nuk është çudi, që si Safeti ashtu edhe safetët e tjerë përpara tij, brenda vetes janë të bindur që nuk kanë bërë asgjë që të meritonin ndëshkimin. Ata e kanë kryer detyrimin ndaj organizatës dhe përfitimet prej pushtetit i kanë konsideruar një të drejtë legjitime.

Thjesht besojnë se janë viktima të kurtheve apo rrethanave, dhe jo të modelit me të cilin Edi Rama mban në këmbë pushtetin e tij. /Lapsi.al

Etiketa: armand shkullaku

Lajme të lidhura

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç
OP-ED

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç

12:00 - 17/05/26
Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Para
A do jetë grupi i famshëm garues në BBVIP3?

A do jetë grupi i famshëm garues në BBVIP3?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş