GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konflikti në Veri/ Sulm afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti në Veri/ Sulm afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në orët e vona të së premtes në Mitrovicën e Veriut, konfirmuan nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani, tha se njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor dhe një tjetër afër Shkollës Teknike.

“Mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime, njëra afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut dhe një tjetër në qytet, afër Shkollës Teknike. Nuk ka dëme, nuk ka lëndime dhe policia ka qenë në veri në krye të detyrave të saj në numër të mjaftueshëm dhe të nevojshëm, si gjithmonë”, tha Elshani.

Elshani tha se sa i përket komunave të tjera në veri, të shtunën situata është e qetë dhe në Leposaviq ka një numër të vogël protestuesish.

Edhe në orët e para të 16 qershorit, stacioni policor në Mitrovicë të Veriut ishte cak i një sulmi me shok-bomba. Po ashtu, me shok-bomba u sulmua edhe stacioni policor në Zveçan.

Këto sulme me shok-bomba po ndodhin në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas kësaj, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, një veprim që Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si rrëmbim. Ndaj tyre, autoritetet serbe kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./ REL

Etiketa: KosovaMitrovica e Veriut

Lajme të lidhura

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
Aktualitet

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës

16:03 - 27/07/26
Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

15:06 - 27/07/26
Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Aktualitet

Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

14:48 - 27/07/26
Para
U arrestua në Shëngjin, del fotoja e Ardian Sufajt, rrëmbeu një person për pazare droge

U arrestua në Shëngjin, del fotoja e Ardian Sufajt, rrëmbeu një person për pazare droge

Discussion about this post

TË FUNDIT

Infantino shpërthen ndaj kritikëve: Humbët festën e futbollit, urrejtja ju verboi gjatë Botërorit!
Sport

Infantino shpërthen ndaj kritikëve: Humbët festën e futbollit, urrejtja ju verboi gjatë Botërorit!

16:45 - 27/07/26

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar me tone të ashpra pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, duke mbrojtur...

Lexo më shumë
Rikthehet i nxehti afrikan, gushti vjen me temperatura deri 42°C

Rikthehet i nxehti afrikan, gushti vjen me temperatura deri 42°C

16:42 - 27/07/26
Huaja ushtarake 302 milionë dollarë nga SHBA, Kuvendi miraton marrëveshjen me votat e PS-së, opozita nuk merr pjesë

Huaja ushtarake 302 milionë dollarë nga SHBA, Kuvendi miraton marrëveshjen me votat e PS-së, opozita nuk merr pjesë

16:34 - 27/07/26
Lazio futet sërish në garë për Armando Brojën, Burnley ndryshon formulën

Lazio futet sërish në garë për Armando Brojën, Burnley ndryshon formulën

16:22 - 27/07/26
GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut dosjen e Ilir Beqajt për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash

GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut dosjen e Ilir Beqajt për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash

16:14 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com