GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Duam takime të shpeshta me Prishtinën”, Vuçiç: Nuk mund të fajësohemi për çdo bllokim bisedimesh

18:37 - 24/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Duam takime të shpeshta me Prishtinën”, Vuçiç: Nuk mund të fajësohemi për çdo bllokim bisedimesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha sot se Serbia dëshiron të bisedojë me Prishtinën për të gjitha temat e hapura dhe nuk dëshiron të jetë fajtore për bllokimin e bisedimeve.

“Serbia kërkon dhe dëshiron bisedime me Prishtinën në çdo nivel, sa më parë, sa më shumë e sa më shpesh. Mendoj që është me rëndësi të flasim për secilën temë, posaçërisht për Asociacionin (e komunave me shumicë serbe) dhe energjinë, por edhe të përpiqemi të arrijmë çfarëdo, qoftë edhe një mirëbesim minimal mes nesh, që të mos ndodhin situata në të cilat ndodheshim para një muaji”, tha ai, duke nënvizuar se kjo është kërkesë e Serbisë që ai e ka bërë edhe në takimin me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidenti serb tha se Beogradi nuk mund të lejojë të fajësohet për çfarëdo bllokimi të bisedimeve, rreth të cilave tha se do të diskutojë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin do të takohet të enjten në Sochi.

“Së pari, ne kemi rënë dakord për programin strategjik ruso-serb të bashkëpunimit ekonomik për periudhën 2021-2026, në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, në fusha të ndryshme të shkëmbimit tregtar dhe kjo është diçka që ne e kemi përgatitur për një kohë të gjatë dhe më në fund ramë dakord me partnerët tanë rusë. Mendoj se kjo është e rëndësishme për ne dhe sigurisht, besoj se nuk është e parëndësishme për Moskën” – tha ai.

Presidenti serb tha se sapo të kthehet nga Rusia, do t’u shkruaj shefave të vendeve dhe qeverive dhe institucioneve evropiane dhe “do të kërkoj përgjigje se si është e mundur që Albin Kurti, kryeministër i institucioneve të përkohshme, shumë qartë para disa ditësh foli për bashkim me Shqipërinë dhe askush nuk reagoi”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste ditë më parë, tha se “nëse në të ardhmen do të organizohej një referendum paqësor dhe demokratik, do të votoja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por e përsëris, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

Lajçak në përpjekje për një takim te nivelit të lartë politik Kosovë – Serbi
I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, takoi të hënën në Vjenë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar për procesin e bisedimeve, ndërsa të enjten pritet të qëndrojë edhe në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve për të organizuar një takim te ri midis palëve para fundit të këtij viti.

Javën e kaluar ministrat e Jashtëm të BE-së bënë thirrje për “angazhim konstruktiv të palëve” për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, u takuan dy herë gjate verës por pa ndonjë përparim. Vëzhguesit thonë se edhe nëse do të ketë ndonjë takim të ri, vështirë të pritet ndonjë përparim, ndërkohë që Serbia, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, do të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale e parlamentare në pranverën e vitit që po vjen.

Aktualisht palët vazhdojnë të kenë qëndrime tërësisht të ndryshme për temat që duhet të diskutohen në bisedime nëse ato vazhdojnë. Prishtina thotë se tema kryesore duhet të jetë ajo e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Serbia ngulë këmbë që të diskutohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë thënë se cilat do të ishin temat e bisedimeve, por kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të deritashme dhe rrugën përpara në procesin e bisedimeve.

Të mërkurën zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se kjo nënkupton edhe respektimin e marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të zyrtarëve të të dyja palëve,

Qeveria e Kosovës refuzoi një kërkesë të shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç për një vizitë në disa zona të banuara me shumicë serbe në Kosovë, duke nënvizuar “gjuhën nxitëse dhe provokuese” të tij.

Stano tha se sipas njohurive të tij vizita ishte paralajmëruar me kohë dhe procedurat ishin kryer në pajtim me marrëveshjen, e cila, nënvizoi ai, parasheh që të gjitha vizitat duhet të zhvillohen në atë mënyrë “që të çojnë përpara normalizimin e marrëdhënieve dhe ndihmojnë përparimin në procesin e bisedimeve”.

Etiketa: Aleksander VucicbisedimebisedimetBllokimfajsohemiPrishtine

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
“Open Balkan”, Rama përplaset me të dërguarin e presidentit Biden

“Open Balkan", Rama përplaset me të dërguarin e presidentit Biden

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com