GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përmbytjet në Korçë, PL: Fermerët në mëshirën e fatit, Qeveria të vlerësojë dëmet

13:16 - 18/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbytjet në Korçë, PL: Fermerët në mëshirën e fatit, Qeveria të vlerësojë dëmet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reshjet e dendura të shiut në Korçë kanë shkaktuar përmbytje si dhe dëme të shumta, veçanërisht në tokat e mbjella.

Në një reagim për mediat, anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ismeralda Seidolli, tha se fermerët e Korçës janë në mëshirë të fatit.

Gjithashtu ajo i bën thirrje institucioneve shtetërore për të mbështetur fermerët në mënyrë që të përballojnë këtë sfidë.

Deklarata

“Jam në këtë deklaratë për mediat, për të raportuar situatën e vështirë me të cilën po përballen sot fermerët e Korçës, si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut.

Me qindra hektarë tokë, kryesisht elb dhe grurë kanë pësuar dëme të parikuperueshme si pasojë e stuhive që kanë përfshirë qarkun e Korçës ditët e fundit.

Nga ana tjetër, problematikat e mbartura që vazhdon të ketë sistemi i kullimit, ndihmuan në përmbytjen e siperfaqeve bujqësore, duke dëmtuar kulturat bujqësore të stinës.

Po ashtu, prurjet e mëdha të përrenjve dhe lumenjve që kanë dalë nga shtrati, kanë zbritur inerte në rrugët e fshatit dhe tokat bujqësore, dhe kanë dëmtuar bazën ushqimore dhe materiale në disa stalla. Si rrjedhojë e kësaj situate, fermeri i Korçës sot ndodhet në mëshirë të fatit. Përmbytja e qindra hektarëve tokë, se bashku me dëmtimin e kulturave bujqësore, ka shkaktuar edhe një dëm të madh ekonomik për fermerët. Investimi financiar i fermerëve deri në këtë fazë është i pakthyeshëm. Pa përmendur faktin sesi mungesa e prodhimit vendas do të ndikojë mbi konsumatorin dhe tregun, sot fermeri i Korçës është në humbje në aspektin ekonomik.

Prandaj i bëj thirrje Ministrisë së Bujqësisë, të ngrejë një grup ekspertësh për të bërë vlerësimin e dëmit ekonomik të fermerit. I bëj thirrje instancave përkatëse, për mbështetje shtesë financiare dhe këshillim profesional për fermerin, si dhe ndihmë nga institucionet qeveritare për të përballuar këtë sfidë dhe për të ristrukturuar aktivitetin bujqësor në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmëri ekonomike për të gjithë fermerët dhe të ardhmen e tyre.”

Etiketa: FermerëKorçëpermbytjePL

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Xhaçkën : Shpërfillën vendimin e Kushtetueses
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj për protestën e opozitës në Tiranë: Shmangni demonstratën

09:26 - 10/02/26
Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët
Aktualitet

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

08:48 - 10/02/26
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet
Aktualitet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Para
“Polici, ku je fshehur?”/ Vasili: Ja ku i ke krimet në Kadastër

Legalizimi i kanabisit, Vasili: Rama hapi autostradën e narko-trafikut, qytetarët të reagojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Xhaçkën : Shpërfillën vendimin e Kushtetueses
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj për protestën e opozitës në Tiranë: Shmangni demonstratën

09:26 - 10/02/26

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga...

Lexo më shumë
Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

08:48 - 10/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 10/02/26
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com