Kolegji Zgjedhor pritet të shprehet të hënën me një vendim lidhur me ankimimin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës.
Opozita kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në këtë Bashki, duke pretenduar për problem të shumta me pajisjet e identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik. Sipas opozitës, operatorët, kanë votuar në emër të qytetarëve në mbi 350 raste të evidentuara përmes filmimeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kandidati për bashkinë e Kamzës, në zgjedhjet e 14 majit, Arjan Hoxha, shprehet se nuk dëshiron të paragjykojë atë se çfarë do të vendosë Kolegji nesër, por KAS ka marrë vendime politike, duke mos shqyrtuar asnjë provë e fakt të denoncuar dhe paraqitur nga opozita.
“Ne kemi kërkuar në ankimin tonë që sëpaku të lexohen dhe të shikohen provat . i kemi kërkuar rrëzimin e vendimit politik të KAS – it të partise dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
Ne kurrë nuk do të pranojmë vjedhjen, korrupsionin, manipulimin dhe ç’nderimin e çdo forme që rilindja patronazhiste ka instaluar ne çdo qelizë të shoqërisë sonë”, shkruan ai.
Postimi nga Arjan Hoxha
Te nderuar qytetarë të Kamzes e Paskuqanit !
Nesër në orën 9.00 jepet vendimi i Kolegjit për zgjedhjet vendore në Bashkinë Kamëz.
Unë nuk dua aspak të pargjykoj këtë vendim, por dua të sjell në vëmendjen e gjithsejcilit rrugën aspak ligjore të ndjekur deri më tani nga KAS-i i Partisë.
Konkretisht :
? Pa asnjë fakt dhe argument ligjor na u mohua e drejta për të bërē njē auditim ( kqyrje) me ekspert kompjterik te pajisjeve që ne jemi të bindur se ishin të paraprogramuar për tē nxjerr fitues Kipen. ( Vetem me kete forme mund të fitonte PS në Kamëz e Paskuqan) .
Morēm persiper koston financiare dhe politike ne lidhje me ekspertimin e pajisjeve por kjo gje nuk pranohej nga KAS pasi ju duhet ky lloj votimi per tu perdorur ne vjedhjet e 2025.
Këtë rrëzim kërkesë, e mori përsipër Rusmajli si “njohës i mirë” i teknologjisë kompjterike, pasi ai deklaroj se ishte i bindur nga brenda sepse ka bërë ca prova me një pajisje test tē sjellë nga KQZ per kete qëllim. ???
?Nga KAS me një vendim shumice poltike, ku trupa u nda u nda në qëndrimet e saj 3 me 2 në favor të regjimit PS, legjitmoj votimin e bere nga Operatoret dhe Komisioneret patrinazhiste ne shumicēn apsolute te QV në datën 14 Maj në Kamez e Paskuqan.
Ne kemi dërguar mbi 350 raste me foto e video te votimit nga operatoret dhe komisioneret patronazhiste, per vetem 24 ore qe na u la mundesia te benim kqyrjet e kamerave te cunguara, te paqarta ne pamje, te fshira nga KQZ, te paplota, te pa fokusuara ne veprimet e komisionit apo operatoreve por vetem ne dyshemen e QV e me probleme te shumta te kryera me qellim per te fshehur provat e krimit zgjedhor. Megjithate ne provuam pertej cdo dyshimi te arsyeshem se ne Kamez nuk jane zhvilluar zgjedhje por vjedhje me daten 14 Maj.
?Para KAS dergum prova me foto e video te pakontestueshme ku me qindra drejtues-patronazhiste e aktiviste te Bashkise Kamez e pushtetit qendror me daten 14 Maj kane ushtruar presion hapur dhe kane orientuar voten me daten 14 Maj. Mbi 100 te tille jane derguar para KAS, por pergjigjia e tyre eshte se ato jane vepra penale dhe jane te tjera institucione kompetente.
Kete e dime mire ne dhe nuk kerkuam asnje moment qe KAS te rregjistroj ndonje procedim penal por kerkuam shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne Bashkine Kamez pasi jemi para nje krimi elektoral .
?Keto dhe shume prova, fakte e argumenta jane me shume se te mjaftueshme qe zgjedhjet e 14 Majit te perseriten sipas ankimit tone.
Ne demokratet kemi si baze te filozofise sone menxhuese e drejtuese, vlerat, dinjitetin dhe familjen, ndersa kundershtari yne politik me emrin rilindje ka ne filozofine e tij gomarin, kalin, dajret, tallavane, parate, krimin e prostitucionin njerezor e politik.
?Ne ndoshta nuk kemi prova si ato te Kukesit apo Dibres, jo se ka ndonje ndryshim ne sjelljen institucionale apo pergjegjsine e perfaqesimit te pushtetit “fituesi i makinerise elektronike kriminale” ne Kamez por ai ka me qindra shkelje te tjera te ligjit dhe pergjegjsise se tij institucionale.
?Që të kthehm tek dita e neseme, ne kemi kerkuar ne ankimin tone qe sepaku të lexohen dhe te shikohen provat . i kemi kerkuar rrezimin e vendimit politik te KAS – it te partise dhe perseriten zgjedhjet
Ne kurre nuk do te pranojme vjedhjen, korrupsionin, manipulimin dhe ç’nderimin e çdo forme që rilindja patronazhiste ka instaluar ne çdo qelizë të shoqërisë sonë.
Discussion about this post