GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Greqi, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij/ Ja si rekrutoheshin vajzat

18:29 - 18/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitje me armë në Greqi, arrestohet shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet greke kanë zbuluar një rrjet të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion, ndërsa pjesë e organizatës ishte edhe një shqiptar.

Rrjeti drejtohej nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, ndërsa janë identifikuar edhe partneri i saj shqiptar, 35 vjeç, një bullgar dhe një tjetër grua po nga Uzbekistani.

Policia arriti të zbulojë rrjetin pasi një prej vajzave arriti të arratisej, e ndihmuar nga disa qytetarë në sheshin Vathi të Athinës. Ishin qytetarët që njoftuan policinë, e cila nisi hetimet që çuan në zbulimin e organizatës.

Hetimet zbuluan se drejtuesja e organizatës, 40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqia. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas i mbanin në kushte çnjerëzore.

Tutorët kishin nën kontroll dy shtëpi publike, në rrugën Iasonos në zonën Omonia dhe në rrugën Kolonou në Metaxourgeio, aty ku edhe i shfrytëzonin vajzat.

Vajza me origjinë nga Uzbekistani mësoi nga një i njohur një punë në Greqi me rroga të mira. Për shkak se ajo ishte në gjendje të keqe financiare, ajo ka kontaktuar me 40-vjeçaren përmes internetit, e cila e ka bindur të vinte të punonte në dy shtëpi publike që i operonte me partnerin e saj në Athinë.

Tutorët i thanë se ishte një punë e ligjshme, duke i premtuar 600 euro në ditë. Gruaja fatkeqe, së bashku me një tjetër viktimë të unazës, kaluan në këmbë kufirin për në Evros, ku i priste një bullgar, pjesëtar i bandës.

Ai mori përsipër t’i transportonte me makinën e tij në Athinë dhe t’ia dorëzonte çiftit të tutorëve. Fillimisht, 40-vjeçarja uzbeke e ka pritur gruan në një apartament, në Michael Voda dhe më pas, pa e informuar, ka paraqitur në emër të saj një aplikim online për leje qëndrimi të paligjshëm në Greqi.

Ajo e detyroi të paguante 1000 euro si për lejen e qëndrimit, ashtu edhe për koston e udhëtimit nga Uzbekistani në Athinë. Që atëherë e deri të mërkurën e kaluar filloi makthi i vajzës.

Gruaja 40-vjeçare dhe 35-vjeçari shqiptar e detyruan të jetonte çdo ditë në kushte të këqija sanitare në një banesë përdhese në rrugën Iasonos.

Viktima priste klientët për 12 orë pa pushim edhe në ditët kur kishte menstruacione… Dhe të gjitha këto për 10 euro që duhej t’u jepte tutorëve si shlyerje të borxhit.

Ndërsa 40-vjeçarja nga Uzbekistani dhe partneri i saj shqiptar kishin përfituar më shumë se 37 mijë euro nga shfrytëzimi.

Në fillim të qershorit, gruaja i dërgoi fshehurazi nënës së saj në Uzbekistan 1500 euro. Tutorja 40-vjeçare e kuptoi këtë dhe shkoi në shtëpinë publike pasditen e së mërkurës për ta ndëshkuar.

Aty filloi ta rrihte brutalisht viktimën në sy të dy grave si shembull për të tjerët.

Më pas, e çoi në një banesë në qark, në rrugën Neophytou Metaxa, e kërcënoi me thikë, e goditi me grusht në kokë dhe më pas e rrahu me karrige.

Në përpjekje për t’i shpëtuar tërbimit të tutores së pamëshirshme ajo doli në ballkon dhe tentoi të hidhej nga kati i parë.

Fqinjët, duke menduar se gruaja fatkeqe po tentonte të vriste veten, kanë lajmëruar Aksionin e Menjëhershëm i cili ka bastisur banesën.

Vajza nga Uzbekistani u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë dhe të nxira në të gjithë trupin e saj, ndërsa policia vuri në pranga 40-vjeçaren, e cila kërcënoi viktimën e saj për të mos e denoncuar.

Paraditen e djeshme, Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani.

Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngrit një dosje për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.

Etiketa: GreqiKryesore1ProstitucionrrjetiShqiptari

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Çamçakëzi ndihmon në djegien e më shumë kalorive

Çamçakëzi ndihmon në djegien e më shumë kalorive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com