GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Vuani nga ankthi dhe depresioni? Ja çfarë mund të bëjë vitamina B6 për organizmin tuaj

21:54 - 18/06/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuani nga ankthi dhe depresioni? Ja çfarë mund të bëjë vitamina B6 për organizmin tuaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitamina B6 duket se ndihmon në reduktimin e ankthit dhe depresionit, sipas një studimi të ri të publikuar në Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental.

Studiuesit në Universitetin e Reading në Angli matën efektin e dozave të larta të vitaminës B6 tek të rinjtë dhe zbuluan se pjesëmarrësit raportuan nivele më të ulëta të ankthit dhe depresionit pas marrjes së suplementit çdo ditë për një muaj.

Sipas Dr David Field, autori kryesor i studimit dhe profesor në Shkollën e Psikologjisë dhe Shkencave Klinike të Gjuhës në Universitetin e Reading, “funksioni i trurit mbështetet në një ekuilibër delikat midis neuroneve ngacmues që mbartin informacion dhe neuroneve frenues, të cilët parandalojnë aktivitetin kolateral”.

Ai shton se “teoritë e fundit i lidhin çrregullimet e humorit dhe sëmundjet e tjera neuropsikiatrike me prishjen e këtij ekuilibri, shpesh në drejtim të rritjes së niveleve të aktivitetit të trurit”.

Ai thotë: Vitamina B6 ndihmon trupin tonë të prodhojë një transmetues kimik specifik që frenon impulset në tru dhe bazuar në studimin tonë kjo ka një efekt qetësues duke kontribuar në uljen e ankthit tek vullnetarët.

Në studim, studiuesit u fokusuan në rolin e mundshëm të B6, i cili dihet se rrit prodhimin e Acidit G-Aminobutyric (GABA), i cili pengon impulset e trurit midis qelizave nervore.

Më shumë se 300 vullnetarë të përzgjedhur rastësisht morën B6 ose B12 në formë suplementi dietik, në 50 herë më shumë se doza e rekomanduar ditore, ose një tabletë Placebo, një herë në ditë për një muaj.

Studiuesit vunë re se B12 kishte pak efekt në krahasim me Placebo, ndërsa B6 kishte një ndryshim statistikisht domethënës.

Nivelet e rritura të GABA (neurotransmetues) në mesin e pjesëmarrësve që kishin marrë suplemente të vitaminës B6, u konfirmuan nga testet e kryera në fund të studimit, gjë që përforcon teorinë se B6 ishte përgjegjëse për reduktimin e ankthit. U zbuluan gjithashtu ndryshime delikate, por të padëmshme në funksionalitetin vizual, në përputhje me nivelet e kontrolluara të aktivitetit të trurit.

“Shumë ushqime, përfshirë tonin, qiqrat dhe shumë fruta e perime janë të pasura me vitaminë B6. Por dozat e larta të administruara në studim, tregojnë se vetëm me një suplement ushqimor mund të arrijmë një efekt pozitiv. Dhe është e rëndësishme të mbani mend se rezultatet janë paraprake dhe se efekti i B6 në ankth është i vogël, krahasuar me mjekimin klasik. Megjithatë, një ndërhyrje ushqyese ka qartësisht më pak efekte anësore sesa ilaçet, gjë që e bën atë më tërheqës për pacientët”, përfundon studimi./SHQIP

Etiketa: ankthidepresioniLifestylevitamina b6

Lajme të lidhura

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Para
Tensionet në veri, Abdixhiku: Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet

Abdixhiku ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në Lepenc

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com