Ditën e djeshme Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë përrallore. Çifti mbajti një ceremoni në Abbazia San Galgano paraditen e djeshme dhe në darkë u mbajt dasma, ku pati dhe shumë surpriza.
Një nga momentet më të bukura ishte kur Flori Mumajesi i dhuroi Arbanës dhe Edit në ditën e tyre më të rëndësishme një këngë, të shkruar posaçërisht për ta.
Flori Mumajesi i bëri një super dhuratë Arbanës dhe Eduartit
Këngën e këndoi vetë Flori, Bruno dhe Klajdi, një moment që e ka emocionuar si Arbanën edhe Edin.
I veçantë ishte fakti që pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit./ RevistaWho
Discussion about this post