Kanë përfunduar edhe 30 minutat e kohës shtesë në duelin mes Kroacisë dhe Spanjës, i vlefshëm për trofeun e UEFA Nations League.
Në këtë finale, të dy ekipet nuk arritën që të zhbllokonin rezultatin, si në kohën e rregullt, ashtu dhe në 30 minutat e shtesës.
Gjatë fillimit të ndeshjes, pati një dominim të lehtë të kroatëve, megjithatë forma më e mirë fizike e iberikëve, bëri që këta të fundit të kishin kontrollin e lojës, për pjesën më të madhe të kohës.
Pavarësisht këtij dominimi, në këtë finale mungoi gjëja më e rëndësishme, goli.
Tashmë, të dy ekipet do tentojnë të tregohen 100% të saktë nga pika e bardhë e penalltisë
Discussion about this post