GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Minimumi jetik prej 200 eurosh, përgjigje ndaj situatës emergjente

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Minimumi jetik prej 200 eurosh, përgjigje ndaj situatës emergjente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati, Sali Berisha, deklaroi në tryezën e organizuar nga PD për projektligjin e paraqitur nga opozita për minimumin jetik, se pagesa prej 200 euroësh është një përgjigje e duhur për situatën emergjente ku ndodhet vendi.

“Sot ka një hendek të madh, ndër më të mëdhenjtë që një komb mund të ketë, midis të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri.

Sot ka një rupturë të madhe brenda kombit, de facto ka një përjashtim dhe një kërcënim për përjashtim nga jeta me kushtet më elementare të qindra mijëra shqiptarëve, sipas FMN-së të 48 përqind të shqiptarëve, sipas Eurostat ky rrezik është për 60 përqind të shqiptarëve.

E vërteta është se ky hendek i madh në të ardhura në Shqipëri është më i madh se në çdo komb tjetër në Ballkan dhe në Europë.

Ka një shkak themelor që ka krijuar këtë hendek të tmerrshëm, është vjedhja e madhe që u bëhet qytetarëve, pasurimi duke vjedhur të varfrit i qeveritarëve dhe oligarkëve, klientelës së tyre.

Shqipëria është një vend i vetëm që nuk i garanton qytetarëve të vet nuk i mbron ata me një minimum jetik, me të cilin ata mund të blejnë ushqimet si individë dhe si familje, dhe përveç ushqimeve, pak më shumë se gjysma e të ardhurave duhet t’u mbeten për plotësimin e nevojave të tjera.

Avokati i Popullit e ka përllogaritur këtë minimum jetik rreth 200 euro. Sot minimumi jetik mesatar në BE është 840 euro, pra është llogaritur një e katërta, ndërkohë që duhet të jemi të vërtetë, çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë të njëjta dhe në disa artikuj, edhe më të kushtueshme se në mesataren e BE.

Por, vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik për person është pa diskutim një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria.

Nga kjo pagesë, përfitojnë mbi 85 përqind e pensionistëve, të cilët janë ndër këtë pagesë, përfitojnë të gjithë familjet me ndihmë ekonomike, të cilët marrin një mbështetje qesharake, maksimumi 8 mijë lekë, përfitojnë kategori të tjera dhe duhet të përfitojnë studentët, duhet të përfitojnë të rinjtë.

Me një fjalë, shtrirja, vendosja me ligj është një përgjigje ligjore që i jepet kësaj situate katastrofale ku ndodhet vendi, me kërcënim të madh për varfëri dhe mjerim, si asnjë vend tjetër në Europë,” tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1minimumi jetik

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Panik në Gjirin e Lalëzit! Peshkaqeni bie në rrjetën e peshkatarëve

Panik në Gjirin e Lalëzit! Peshkaqeni bie në rrjetën e peshkatarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com