GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dështon komisioni i Sigurisë, Salianji: Nuk ka mësues fshati qe të na mbyllë gojën

13:29 - 19/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon komisioni i Sigurisë, Salianji: Nuk ka mësues fshati qe të na mbyllë gojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë, për shkak se një pjese të deputetëve iu ka skaduar certifikata e sigurisë.

Kjo mbledhje është shoqëruar me debate të ashpra mes kreut të Komisionit Nasip Naço dhe deputetit, Ervin Salianji.

Në mbledhjen e sotme do të duhej të raportonte drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni, dhe deputetët kërkuar që seanca të mbahej e hapur, gjë që u rrëzua me votë nga deputetëte mazhorancës.

Ervin Salianji pretendoi se kërkesa e mazhorancës që mbledhja të ishte me dyer të mbyllura u bë qëllimisht në mënyrë që raportimi i Hysenit të dështonte.

Vetë deputeti demokrat u shpreh se kishte aplikuar për një certifikatë të re sigurie, po ishte përballur me zvarritjen e kërkesës nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Ai shtoi se nuk ka asnjë mundësi që maxhoranca t’u mbyllë gojën deputetëve të opozitës dhe drejtuesja e SHISH do të të duhet të vijë sërish në Komisionin e Sigurisë për të raportuar për situatën në Kosovë.

“Nuk u respektua as procedura as ligji, për ta hedhur në votë mbylljen e mbledhjes së komisionit. Shqetësimi jonë ishte për dy akuza të hedhura në publik ndaj drejtueses së SHISH. E para është nëse ka pasur shkarkim të zonjës Hyseni nga inteligjenca e Kosovës për shkak të lidhjeve me Serbinë. Dhe ishte kjo pyetje që shkaktoi tymnajë në radhët e deputetëve të maxhorancës. Pyetja e dytë që mendoj se duhet të kishte një përgjigje është që a ka patur para, gjatë apo në kohën që është në krye të SHISH, udhëtime në Beograd.

Shqetësimi i tretë ishte nëse e ka mbushur institucionin e SHISH me militantë partiak. Dhe gjithashtu po e pyesja nëse ka persona në radhët e punonjësve të SHISH, që bëjnë shantazh. Për këto nuk morën përgjigje dhe u mbyll mebledhja.

Nuk ka burrë nëne që i mbyll gojën deputetëve të opozitës dhe do ta marrin përgjigjen ashtu siç e morën sot.

Nuk ka mësues fshati, dhe burrë nëne që i mbyll gojën deputetëve të opozitës, do ta marrin përgjigjen ashtu siç e meritojnë.

Këta kanë frikë se iu vendoset kamera para, nuk duan ti japin mundësi publikut që të njihet nëse është shkelur apo jo ligji me emërimin e saj. Ka mungesë bashkëpunimi mes SHISH dhe Shërbimit të Inteligjencës në Kosovë.

Mbledhja u mbyll për shkak se po flisja unë, deputetët e Komisionit të Sigurisë kanë pasur certifikatë sigurie, por një pjesë të tyre iu ka mbaruar mandati. Unë personalisht kam aplikuar për certifikatë sigurie të cilës i ka mbaruar afati.

Kam aplikuar për të re, po ka pasur vonesa të qëllimshme nga ana e institucioneve”, tha Salianji.

 

 

 

 

Etiketa: Kryesore1opoziteSalianji

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
Manjani: A duhet të dorëhiqet ministrja e Financave pasi paditi qeverinë?

Manjani: A duhet të dorëhiqet ministrja e Financave pasi paditi qeverinë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26

Kreu i PD-së ishte këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për privatizimin...

Lexo më shumë
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Memaliaj (Emri)

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese, autorët djegin makinën pas ngjarjes

10:16 - 06/04/26
‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

10:03 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com