GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Ndryshimi i klimës/ OKB ngre alarmin: Temperatura në Evropë është rritur me 2.3°C në 100 vitet e fundit

14:40 - 19/06/23
në Lajme, Moti
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimi i klimës/ OKB ngre alarmin: Temperatura në Evropë është rritur me 2.3°C në 100 vitet e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Temperatura në Evropë është rritur me 2,3°C krahasuar me epokën para-industriale (1850-1900), me një ritëm dy herë më të shpejtë se mesatarja globale që nga vitet 1980, njoftuan OKB-ja dhe programi Evropian Copernicus.

Në një kohë kur temperatura globale është rritur me 1.2°C për shkak të emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë, ” Evropa është rajoni i botës që po ngrohet më shpejt”, kujton profesor Petri Taalas, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara në raportin e publikuar sot.

Në nëntor, Organizata Botërore Meteorologjike kishte njoftuar se temperatura e Evropës po rritej me një normë prej 0.5°C në dekadë, domethënë dy herë më shpejt se mesatarja e pesë rajoneve të tjera meteorologjike të planetit.

Në pjesën më të madhe të Evropës, “temperaturat më të larta kanë përkeqësuar thatësirat e rënda dhe të përhapura, kanë nxitur zjarre të ashpra pyjore që janë përgjegjëse për zonën më të madhe të djegur të regjistruar ndonjëherë në kontinentin evropian dhe kanë shkaktuar vdekje të tepërta në mijëra për shkak të valëve të të nxehtit”, thotë Petri Taalas në prezantimi i raportit.

Sipas bazës së të dhënave të urgjencave (EM-DAT), ngjarjet ekstreme meteorologjike, hidrologjike dhe klimatike në Evropë në vitin 2022 prekën drejtpërdrejt 156,000 njerëz dhe shkaktuan 16,365 vdekje, pothuajse ekskluzivisht për shkak të valëve të të nxehtit.

Që nga viti 1980 , fatkeqësitë meteorologjike (valët e të nxehtit, përmbytjet…) kanë shkaktuar vdekjen e 195,000 njerëzve, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Humbjet ekonomike , të lidhura kryesisht me përmbytjet dhe stuhitë, vlerësohen në rreth 2 miliardë dollarë për vitin 2022, shumë më pak se 50 miliardë dollarët e vitit 2021 për shkak të përmbytjeve.

Viti 2022 “për fat të keq, nuk është një rast unik apo paradoks klimatik”, komenton Carlo Buodembo, drejtor i Observatorit të Ndryshimeve Klimatike (C3S) të Bashkimit Evropian, Copernicus.

“Është pjesë e një tendence që do t’i bëjë ngjarjet e stresit ekstrem të nxehtësisë më të shpeshta dhe më intensive në të gjithë rajonin .”

Por kishte edhe një dritë shprese në raport: vitin e kaluar në Evropë, burimet e rinovueshme prodhuan më shumë energji elektrike (22.3%) sesa lëndët djegëse fosile (20%), për herë të parë.

Etiketa: Ndryshimi i klimësokb

Lajme të lidhura

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj
Aktualitet

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Para
Rama e shkriu në Tiranë, Kurti vlerëson Institutin Albanologjik të Kosovës

Rama e shkriu në Tiranë, Kurti vlerëson Institutin Albanologjik të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com